Thirrje per shprehje interesi-Trainer fee

Tiranë, më 19 shtator 2022

 

Thirrje për shprehje interesi

 

“Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve”, në kuadër të zbatimit të projektit “Reaching the unreached!” realizuar në partneritet me UNICEF në Shqipëri, është i interesuar të angazhojë ekspertë, persona fizik, ose persona juridik.

 

Titulli i punës:

  • Trajnerë për trajnimin e mësuesve (niveli A2-B0-B1, të klasës 6-9) në përdorimin e platformës AKELIUS mësimin e gjuhës angleze në shkollat e projektit, të pajisura dhe me teknologjinë përkatëse për nxënësit afganë dhe fëmijët shqiptarë nga grupet vulnerabël (13 shkolla pilot në zonat: Elbasan, Dibër, Tiranë, Fushë Krujë, Durrës, Lezhë) – gjithsej 36 ditë pune (6 trajnime gjashtë ditore). Trajnimet do të zhvillohen fizikisht dhe online.

 

Kohëzgjatja e angazhimit: 3 tetor 2022 – 30 dhjetor 2022

 

Të interesuarit duhet të jenë të pajisur me diplomë master dhe të kenë të paktën 5 vite eksperiencë pune në fushën për të cilën aplikojnë, ose me diplomë bachelor dhe të kenë të paktën 7 vite eksperiencë pune.

 

Individët, personat fizik dhe/ose juridik të interesuar janë të lutur që të shprehin interesin duke dërguar bashkëngjitur një CV deri me datë 27.09.2022 (fizikisht ose me email):

 

Adresa: Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe te Rinjve

Rruga Brigada e VIII, Pall.LID, K.1,Z.1, Tiranë – Shqipëri

Email: info@observator.org.al

 

Kjo thirrje do të qëndrojë e hapur që nga data e bërjes publike (19.09.2022) e deri në mbylljen e saj (27.09.2022). Vetëm personat e përzgjedhur do të kontaktohen.