Ekspert për përgatitjen e Snapshot Template, Template Report dhe prezantimin e gjetjeve kryesore të MICS
Terma Reference
Pozicioni: Ekspert për përgatitjen e Snapshot Template, Template Report dhe prezantimin e gjetjeve kryesore të MICS
Projekti: Multiple Indicator Cluster Surveys (MICS) 2026 – Shqipëri
Kohëzgjatja e angazhimit: 2.5 muaj angazhim (2 mars 2026 – 15 Maj 2026)
Përshkrim
Multiple Indicator Cluster Surveys (MICS) është një program ndërkombëtar i anketimit të familjeve, i zhvilluar dhe i mbështetur nga UNICEF, me qëllim mbledhjen e të dhënave të krahasueshme ndërkombëtarisht mbi situatën e fëmijëve dhe grave.
Në Shqipëri, MICS 2026 po zbatohet nën drejtimin e Institutit të Statistikave (INSTAT) me mbështetjen teknike të UNICEF Shqipëri. Në kuadër të këtij procesi është e nevojshme përgatitja e disa dokumenteve standarde dhe materialeve prezantuese që do të mbështesin raportimin dhe komunikimin e rezultateve të anketës.
Qëllimi i angazhimit
Qëllimi i këtij angazhimi është përgatitja e modeleve standarde të dokumenteve dhe materialeve prezantuese që do të përdoren për raportimin dhe komunikimin e rezultateve të MICS 2026 në Shqipëri, në përputhje me standardet metodologjike dhe formatet e komunikimit të programit MICS.
Kohëzgjatja dhe vendi i angazhimit
Eksperti do të angazhohet për 2 muaj gjatë periudhës 2 mars 2026 – 10 prill 2026. Angazhimi do të jetë në Tiranë, ndërsa aktivitetet do të zhvillohen në mënyrë të pavarur nga eksperti, duke përdorur ambientet dhe mjetet e tij logjistike.
Roli dhe detyrat
Eksperti/ja do të punojë në bashkëpunim të ngushtë me Observatorin, INSTAT dhe UNICEF, për të zhvilluar modele dokumentesh dhe materiale prezantuese që mundësojnë paraqitjen e qartë dhe të standardizuar të rezultateve të MICS.
Detyrat kryesore përfshijnë:
- Rishikimin e materialeve dhe udhëzimeve standarde të MICS për raportimin dhe komunikimin e rezultateve;
- Konsultimin me ekipin teknik për të siguruar përputhjen e dokumenteve me strukturën dhe treguesit e MICS;
- Hartimin e template-ve dhe materialeve prezantuese në gjuhën shqipe dhe angleze;
- Sigurimin që materialet të jenë të qarta, të strukturuara dhe të përshtatshme për përdorim institucional dhe publik.
Produktet (Deliverables)
Eksperti/ja do të dorëzojë produktet e mëposhtme:
- Snapshot Template (Shqip dhe Anglisht)- Model standard për përgatitjen e “MICS Snapshot”, i strukturuar për paraqitjen e përmbledhur të indikatorëve dhe gjetjeve kryesore të anketës, në gjuhën shqipe dhe angleze.
- MICS Template Report (Shqip dhe Anglisht)– Model standard për raportin e rezultateve të MICS, që përfshin strukturën dhe formatin për paraqitjen e indikatorëve dhe analizës përkatëse, i përgatitur në gjuhën shqipe dhe angleze.
- Draft Prezantim “Key Findings” – Shqip dhe Anglisht– Draft prezantimi në PowerPoint për paraqitjen e gjetjeve kryesore të MICS, i strukturuar për përdorim në prezantime institucionale dhe evente publike, në gjuhën shqipe dhe angleze.
Kualifikimet e kërkuara
Kandidati/ja duhet të ketë:
- Diplomë universitare në statistikë, ekonomi, demografi, shkenca sociale ose fusha të ngjashme;
- Përvojë në analizën dhe raportimin e të dhënave statistikore, veçanërisht në anketa familjare;
- Njohuri mbi MICS, DHS ose anketa të ngjashme statistikore;
- Përvojë në përgatitjen e raporteve statistikore dhe prezantimeve të rezultateve;
- Aftësi shumë të mira në gjuhën shqipe dhe angleze.
Pagesa
Pagesat do të kryhen në varësi të performancës dhe dorëzimit të produkteve të kërkuara, si dhe të paraqitjes së timesheet-eve të nënshkruara, në përputhje me kushtet e kontratës. Afatet e pagesës dhe kërkesat për faturim do të përcaktohen në kontratë.
Si të aplikoni?
Kandidatët e kualifikuar ftohen të dërgojnë dokumentet e mëposhtme me email në adresën hr@observator.org.al deri më 25 shkurt 2026:
📌 Letër shprehjeje interesi që përshkruan motivimin për këtë angazhim.
📌 CV të përditësuar që pasqyron përvojën relevante dhe punët e mëparshme të lidhura me këtë ekspertizë.
📌 Propozim financiar – Të paraqitet tarifa financiare në Lekë shqiptare për muaj. Për kandidatët jo-rezidentë, pagesa do të kryhet në përputhje me Ligjin nr. 29/2023, Neni 58, për ofruesit jo-rezidentë të shërbimeve.
📢 Periudha e aplikimit: Nga 11 shkurt 2026 deri më 25 shkurt 2026.
📢 Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të kontaktohen.
