Thirrje per shprehje interesi-Expert to facilitate the data collection for NEET

Tiranë, më 1 shtator 2022

 

Thirrje për shprehje interesi

 

“Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve”, në kuadër të zbatimit të projektit “Reaching the unreached!” realizuar në partneritet me UNICEF në Shqipëri, është i interesuar të angazhojë ekspertë, persona fizik, ose persona juridik.

 

Titulli i punës:

  • Ekspertë për lehtësimin e mbledhjes së të dhenave për të rinjtë as në arsim, formim professional apo punësim (AAFP), në nivel kombëtar, cdo 3 muaj – gjithsej 8 ditë pune (në total).

 

Kohëzgjatja e angazhimit: 15 shtator 2022 – 31 korrik 2022

 

Të interesuarit duhet të jenë të pajisur me diplomë master dhe të kenë të paktën 5 vite eksperiencë pune në fushën për të cilën aplikojnë, ose me diplomë bachelor dhe të kenë të paktën 7 vite eksperiencë pune.

 

Individët, personat fizik dhe/ose juridik të interesuar janë të lutur që të shprehin interesin duke dërguar bashkëngjitur një CV deri me datë 08.09.2022 (fizikisht ose me email):

 

Adresa: Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe te Rinjve

Rruga Brigada e VIII, Pall.LID, K.1,Z.1, Tiranë – Shqipëri

Email: info@observator.org.al

 

Kjo thirrje do të qëndrojë e hapur që nga data e bërjes publike (01.09.2022) e deri në mbylljen e saj (08.09.2022). Vetëm personat e përzgjedhur do të kontaktohen.