Thirrje per shprehje interesi-Consultant assistant
Tiranë, më 1 nëntor 2022
Thirrje për shprehje interesi
“Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve”, në kuadër të zbatimit të projektit “Reaching the unreached!” realizuar në partneritet me UNICEF në Shqipëri, është i interesuar të angazhojë një ekspert, person fizik, ose person juridik.
Titulli i punës:
- Asistent Konsulent për mentorimin e progresit të përdorimit të platformës AKELIUS nga mësuesit e trajnuar në 13 shkollat pilot të projektit (13 shkolla pilot në zonat: Elbasan, Dibër, Tiranë, Fushë Krujë, Durrës, Lezhë) – gjithsej 6 ditë pune.
Kohëzgjatja e angazhimit: 15 nëntor 2022 – 31 korrik 2023
Të interesuarit duhet të jenë të pajisur me diplomë master dhe të kenë të paktën 5 vite eksperiencë pune në fushën për të cilën aplikojnë, ose me diplomë bachelor dhe të kenë të paktën 7 vite eksperiencë pune.
Individët, personat fizik dhe/ose juridik të interesuar janë të lutur që të shprehin interesin duke dërguar bashkëngjitur një CV deri me datë 10.11.2022 (fizikisht ose me email):
Adresa: Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe te Rinjve
Rruga Brigada e VIII, Pall.LID, K.1,Z.1, Tiranë – Shqipëri
Email: info@observator.org.al
Kjo thirrje do të qëndrojë e hapur që nga data e bërjes publike (1.11.2022) e deri në mbylljen e saj (10.11.2022). Vetëm personat e përzgjedhur do të kontaktohen.