ICT Consultant (2 ekspertë) – Mbështetje teknike (Akelius)

Terma Reference (ToRs)

 

Titulli: ICT Consultant (2 ekspertë) – Mbështetje teknike (Akelius)

Projekti:Enhancing English language for vulnerable children in Albania by the expansion of the Akelius initiative

Kohëzgjatja e angazhimit: 23 qershor 2025 – 20 korrik 2026

Përshkrimi

Projekti Akelius, i zbatuar nga Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve në partneritet me UNICEF dhe Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, ka për qëllim përmirësimin e aftësive në gjuhët e huaja të fëmijëve dhe të rinjve, veçanërisht atyre në situata vulnerabël, përmes përdorimit të platformës digjitale Akelius. Projekti fokusohet në rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe të nxënit në shkolla, duke mbështetur integrimin e teknologjisë në procesin mësimor, ngritjen e laboratorëve digjitalë (smart labs), si dhe forcimin e kapaciteteve të mësuesve përmes trajnimeve dhe mentorimit të vazhdueshëm.

Qëllimi i angazhimit

Qëllimi i këtij angazhimi është të sigurojë funksionimin e qëndrueshëm dhe efikas të platformës Akelius në shkolla, përmes mbështetjes teknike direkte për mësuesit gjatë përdorimit të saj, duke adresuar problematikat e lidhura me internetin, aksesin në platformë dhe menaxhimin e kredencialeve.

Kohëzgjatja dhe vendndodhja

Angazhimi do të përfshijë një total prej 124 ditë pune, të cilat do të ndahen ndërmjet dy ekspertëve sipas nevojave të projektit. Ndarja e ditëve të punës për secilin ekspert do të përcaktohet dhe rishikohet në mënyrë fleksibël gjatë zbatimit, në koordinim me ekipin e Observatorit.

Aktivitetet do të zhvillohen në Tiranë dhe në shkollat përfituese në terren. Ekspertët do të punojnë në koordinim të ngushtë me ekipin e projektit.

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Ofrimi i mbështetjes teknike gjatë sesioneve me mësues në përdorimin e platformës Akelius
  • Identifikimi dhe zgjidhja e problematikave të lidhjes me internetin në laboratorët digjitalë
  • Mbështetje për funksionimin e login-it dhe aksesin në platformë për mësues dhe nxënës
  • Gjenerimi dhe menaxhimi i QR codes për zëvendësimin e username-ve dhe password-eve
  • Asistencë në konfigurimin bazë të pajisjeve (tablets, smart boards, rrjet Wi-Fi)
  • Mbështetje në instalimin dhe përditësimin e aplikacionit Akelius
  • Dokumentimi i problematikave teknike dhe raportimi i tyre tek ekipi i projektit
  • Koordinim i vazhdueshëm me ekipin e Observatorit dhe partnerët për zgjidhjen e çështjeve teknike

Produktet (Deliverables)

  • Raporte periodike mbi mbështetjen teknike të ofruar dhe problematikat e adresuara
  • Listë e problematikave teknike dhe zgjidhjeve të aplikuara
  • Timesheet i plotësuar.

Raportimi dhe koordinimi

Ekspertët do të raportojnë pranë Observatorit dhe do të punojnë në bashkëpunim të ngushtë me ekipin e projektit dhe partnerët institucionalë. Çdo ndërhyrje në terren do të koordinohet paraprakisht.

Kualifikimet dhe përvoja

Kandidati/ja duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme::

  • Diplomë universitare në Teknologji Informacioni, Inxhinieri Informatike ose fusha të ngjashme
  • Minimum 2–3 vite përvojë në mbështetje teknike (IT support, networking, troubleshooting)
  • Përvojë në konfigurimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve ICT (tablets, rrjete, pajisje digjitale)
  • Njohuri në menaxhimin e përdoruesve dhe sistemeve të aksesit (login systems, QR codes, etj.)
  • Aftësi për të identifikuar dhe zgjidhur probleme teknike në mënyrë të shpejtë
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi me mësues dhe staf jo-teknik
  • Njohuri të mira të gjuhës shqipe dhe angleze.

Pagesa

Forma e pagesës (tarifë ditore ose shumë fikse), kërkesat për faturim dhe taksat e aplikueshme do të përcaktohen në kontratë. Pagesa do të kryhet pas përfundimit të angazhimit dhe dorëzimit të të gjitha produkteve të kërkuara, përfshirë dokumentacionin e prezencës.

Procesi i aplikimit dhe përzgjedhjes

Kandidatët e interesuar janë të ftuar të dërgojnë dokumentacionin e mëposhtëm me email në hr@observator.org.al deri më 15 qershor 2025:

📌 Shprehja e interesit që përshkruan motivimin tuaj për detyrën.
📌 CV e përditësuar/ Ekstraktin e Qendrës Kombëtare të Biznesit duke theksuar përvojën përkatëse dhe punën e mëparshme në lidhje me këtë konsulencë.

📌 Tarifë financiare në lekë sipas specifikimeve të thirrjes.  Për kandidatët jorezidentë, pagesa do të bëhet në përputhje me Ligjin 29/2023, Neni 58, Për ofruesit e shërbimeve jorezidente.

📢 Periudha e aplikimit: Hapur nga 2 qershor 2025 deri më 15 qershor 2025.
📢 Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.