Desk Review & Assistant Expert – Needs Assessment (Akelius)
Terma Reference (ToRs)
Titulli: Desk Review & Assistant Expert – Needs Assessment (Akelius)
Projekti: “Enhancing English language for vulnerable children in Albania by the expansion of the Akelius initiative”
Kohëzgjatja e angazhimit: 23 shtator 2025 – 7 nëntor 2025
Përshkrimi
Projekti Akelius, i zbatuar nga Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve në partneritet me UNICEF dhe Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, ka për qëllim përmirësimin e aftësive në gjuhët e huaja të fëmijëve dhe të rinjve, veçanërisht atyre në situata vulnerabël, përmes përdorimit të platformës digjitale Akelius. Projekti fokusohet në rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe të nxënit në shkolla, duke mbështetur integrimin e teknologjisë në procesin mësimor, ngritjen e laboratorëve digjitalë (smart labs), si dhe forcimin e kapaciteteve të mësuesve përmes trajnimeve dhe mentorimit të vazhdueshëm.
Qëllimi i angazhimit
Qëllimi i angazhimit është të asistojë në procesin e hartëzimit të shkollave, përmes realizimit të rishikimit të dokumenteve ekzistuese, përpunimit të të dhënave dhe kontributit në analizën e gjetjeve. Eksperti do të ndihmojë në strukturimin e informacionit, mbledhjen e evidencave dhe përgatitjen e materialeve mbështetëse për raportin e hartëzimit.
Kohëzgjatja dhe vendndodhja
Angazhimi do të përfshijë 15 ditë pune gjatë periudhës 23 shtator 2025 – 7 nëntor 2026. Angazhimi do të jetë në Tiranë, ndërsa aktivitetet do të zhvillohen në mënyrë të pavarur nga eksperti, duke përdorur ambientet dhe mjetet e tij logjistike.
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Kryerja e desk review të dokumenteve ekzistuese (raporte, metodologji, lista shkollash, të dhëna teknike, etj.)
- Mbledhja, organizimi dhe sistemimi i të dhënave relevante për analizë
- Përgatitja e materialeve analitike dhe tabelave mbështetëse
- Kontribut në analizimin paraprak të të dhënave dhe identifikimin e gjetjeve kryesore
- Mbështetje në draftimin dhe rishikimin e pjesëve të raportit të mapping
- Koordinim i vazhdueshëm me Senior Expert dhe ekipin e projektit
Produktet (Deliverables)
Eksperti/ja do të kontribuojë në dorëzimin e:
- Set i të dhënave të organizuara dhe tabelave analitike
- Kontribut në draftin e raportit të mapping
- Timesheet e plotesuar.
Raportimi dhe koordinimi
Eksperti/ja do të raportojë pranë Observatorit gjatë gjithë periudhës së angazhimit. Çdo komunikim me palë të treta, nëse është i nevojshëm, do të kryhet në koordinim ose duke vënë në Observatorin.
Kualifikimet dhe përvoja
Kandidati/ja duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme::
- Diplomë universitare në shkenca sociale, arsim, ekonomi, statistikë ose fusha të ngjashme
- Minimum 2 vite përvojë në kërkim, analiza, ose mbështetje në projekte zhvillimore
- Përvojë në desk review, përpunim të dhënash dhe analiza dokumentare
- Aftësi shumë të mira analitike dhe organizative
- Njohuri bazë mbi sektorin e arsimit dhe/ose teknologjisë në arsim (ICT)
- Aftësi shumë të mira në shkrim dhe komunikim në shqip dhe anglisht.
Pagesa
Forma e pagesës (tarifë ditore ose shumë fikse), kërkesat për faturim dhe taksat e aplikueshme do të përcaktohen në kontratë. Pagesa do të kryhet pas përfundimit të angazhimit dhe dorëzimit të të gjitha produkteve të kërkuara, përfshirë dokumentacionin e prezencës.
Procesi i aplikimit dhe përzgjedhjes
Kandidatët e interesuar janë të ftuar të dërgojnë dokumentacionin e mëposhtëm me email në hr@observator.org.al deri më 15 shtator 2025:
📌 Shprehja e interesit që përshkruan motivimin tuaj për detyrën.
📌 CV e përditësuar/ Ekstraktin e Qendrës Kombëtare të Biznesit duke theksuar përvojën përkatëse dhe punën e mëparshme në lidhje me këtë konsulencë.
📌 Tarifë financiare në lekë sipas specifikimeve të thirrjes. Për kandidatët jorezidentë, pagesa do të bëhet në përputhje me Ligjin 29/2023, Neni 58, Për ofruesit e shërbimeve jorezidente.
📢 Periudha e aplikimit: Hapur nga 1 shtator 2025 deri më 15 shtator 2025.
📢 Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
