Ekspert per hartimin e një udhëzuesi për përfshirjen e të rinjve në nisma komunitare
TERMA REFERENCE
Pozicioni: Hartimi i një udhëzuesi për përfshirjen e të rinjve në nisma komunitare
Projekti: Rinia Bashkëvendos: Ndërtojmë të Ardhmen Sëbashku
Kohëzgjatja e angazhimit: 12 ditë angazhimi gjatë periudhës (28 Gusht 2025 – 30 Shtator 2025)
Mbi Observatorin:
Observatori në Shqipëri është një entitet jo-qeveritar i themeluar në vitin 2009 si një rrjet i shoqërisë civile që synon të monitorojë situatën e fëmijëve dhe të rinjve në nivel kombëtar dhe strategjik – dhe për të ndjekur buxhetin kombëtar të ndarë dhe shpenzimet e kryera për ta. Përvoja e Observatorit prezantohet për herë të parë në shoqërinë shqiptare, e cila funksionon si një strukturë vëzhguese, bazuar në nivelin lokal, lidhur me zbatimin dhe realizimin e të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve, duke vepruar si pjesë e shoqërisë civile.
Observatori siguron një forum për hulumtim, debat, edukim dhe këmbim të njohurive mbi të drejtat e njeriut të fëmijëve dhe të rinjve, duke punuar për realizimin e të drejtave të njeriut perms politikës, praktikës, avokimit dhe reformave.
Misioni i Observatorit është të sigurojmë dinjitetin dhe mirëqenien e fëmijëve dhe të rinjve në të gjithë Shqipërinë përmes vëzhgimit, kërkimit dhe analizës, komunikimit dhe avokimit; duke bashkëpunuar me aktorët/ institucionet e tjera; dhe duke u përfshirë në fushata ndërgjegjësimi dhe edukimi të publikut.
Përshkrimi i projektit:
Projekti “Rinia Bashkëvendos: Ndërtojmë të Ardhmen Sëbashku” synon të fuqizojë pjesëmarrjen e të rinjve në vendimmarrjen lokale përmes konsolidimit dhe funksionalizimit të Këshillave Vendorë Rinorë (KVR) në bashkitë Dibër, Klos dhe Vorë. Projekti fokusohet në rritjen e kapaciteteve të të rinjve për pjesëmarrje qytetare, dialog me pushtetin vendor dhe zhvillimin e nismave komunitare, duke ndërtuar ura bashkëpunimi ndërmjet të rinjve, bashkive dhe shkollave. Përmes sesioneve informuese, trajnimeve, mentorimit dhe hartimit të rekomandimeve rinore, projekti kontribuon në ndërtimin e një kulture demokratike dhe gjithëpërfshirëse në nivel lokal.
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Kryejë një shqyrtim të literaturës dhe praktikave më të mira kombëtare dhe ndërkombëtare mbi përfshirjen e të rinjve.
- Identifikimi i nevojave dhe sfidat kryesore në nivel komunitar.
- Hartojë një udhëzues praktik që përmban:
- Parime dhe standarde për përfshirjen e të rinjve.
- Modele të pjesëmarrjes rinore në vendimmarrje dhe aktivitete komunitare.
- Metoda dhe instrumente konkrete për nisma komunitare të udhëhequra nga të rinjtë.
- Rekomandime për organizatat dhe institucionet mbi lehtësimin e pjesëmarrjes së të rinjve.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Shkenca Sociale, Shkenca Politike, Edukim, ose fusha të ngjashme (niveli Master preferohet).
- Eksperiencë të mëparshme në hartimin e udhëzuesve, manualeve ose dokumenteve orientuese.
- Eksperiencë pune me të rinjtë dhe organizatat rinore.
- Aftësi të mira analitike, shkrimi dhe komunikimi.
- Njohuri mbi politikat rinore dhe pjesëmarrjen e të rinjve në Shqipëri.
Pagesa
Pagesat do të kryhen në varësi të performancës dhe dorëzimit të produkteve të kërkuara, si dhe të paraqitjes së timesheet-eve të nënshkruara, në përputhje me kushtet e kontratës. Afatet e pagesës dhe kërkesat për faturim do të përcaktohen në kontratë.
Si të aplikoni?
Kandidatët e kualifikuar ftohen të dërgojnë dokumentet e mëposhtme me email në adresën hr@observator.org.al deri më 25 gusht 2025:
📌 Shprehjeje interesi që përshkruan motivimin për këtë angazhim.
📌 CV të përditësuar që pasqyron përvojën relevante dhe punët e mëparshme të lidhura me këtë ekspertizë.
📌 Propozim financiar – Të paraqitet tarifa financiare në Lekë shqiptare për muaj. Për kandidatët jo-rezidentë, pagesa do të kryhet në përputhje me Ligjin nr. 29/2023, Neni 58, për ofruesit jo-rezidentë të shërbimeve.
📢 Periudha e aplikimit: Nga 11 gusht 2025 deri më 25 gusht 2025.
📢 Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të kontaktohen.
