ICT Consultant (2 ekspertë) – Mbështetje teknike (Akelius)
Terma Reference (ToRs)
Titulli: ICT Consultant (2 ekspertë) – Mbështetje teknike (Akelius)
Projekti: “Enhancing English language for vulnerable children in Albania by the expansion of the Akelius initiative”
Kohëzgjatja e angazhimit: 23 qershor 2025 – 20 korrik 2026
Përshkrimi
Projekti Akelius, i zbatuar nga Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve në partneritet me UNICEF dhe Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, ka për qëllim përmirësimin e aftësive në gjuhët e huaja të fëmijëve dhe të rinjve, veçanërisht atyre në situata vulnerabël, përmes përdorimit të platformës digjitale Akelius. Projekti fokusohet në rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe të nxënit në shkolla, duke mbështetur integrimin e teknologjisë në procesin mësimor, ngritjen e laboratorëve digjitalë (smart labs), si dhe forcimin e kapaciteteve të mësuesve përmes trajnimeve dhe mentorimit të vazhdueshëm.
Qëllimi i angazhimit
Qëllimi i këtij angazhimi është të sigurojë funksionimin e qëndrueshëm dhe efikas të platformës Akelius në shkolla, përmes mbështetjes teknike direkte për mësuesit gjatë përdorimit të saj, duke adresuar problematikat e lidhura me internetin, aksesin në platformë dhe menaxhimin e kredencialeve.
Kohëzgjatja dhe vendndodhja
Angazhimi do të përfshijë një total prej 124 ditë pune, të cilat do të ndahen ndërmjet dy ekspertëve sipas nevojave të projektit. Ndarja e ditëve të punës për secilin ekspert do të përcaktohet dhe rishikohet në mënyrë fleksibël gjatë zbatimit, në koordinim me ekipin e Observatorit.
Aktivitetet do të zhvillohen në Tiranë dhe në shkollat përfituese në terren. Ekspertët do të punojnë në koordinim të ngushtë me ekipin e projektit.
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Ofrimi i mbështetjes teknike gjatë sesioneve me mësues në përdorimin e platformës Akelius
- Identifikimi dhe zgjidhja e problematikave të lidhjes me internetin në laboratorët digjitalë
- Mbështetje për funksionimin e login-it dhe aksesin në platformë për mësues dhe nxënës
- Gjenerimi dhe menaxhimi i QR codes për zëvendësimin e username-ve dhe password-eve
- Asistencë në konfigurimin bazë të pajisjeve (tablets, smart boards, rrjet Wi-Fi)
- Mbështetje në instalimin dhe përditësimin e aplikacionit Akelius
- Dokumentimi i problematikave teknike dhe raportimi i tyre tek ekipi i projektit
- Koordinim i vazhdueshëm me ekipin e Observatorit dhe partnerët për zgjidhjen e çështjeve teknike
Produktet (Deliverables)
- Raporte periodike mbi mbështetjen teknike të ofruar dhe problematikat e adresuara
- Listë e problematikave teknike dhe zgjidhjeve të aplikuara
- Timesheet i plotësuar.
Raportimi dhe koordinimi
Ekspertët do të raportojnë pranë Observatorit dhe do të punojnë në bashkëpunim të ngushtë me ekipin e projektit dhe partnerët institucionalë. Çdo ndërhyrje në terren do të koordinohet paraprakisht.
Kualifikimet dhe përvoja
Kandidati/ja duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme::
- Diplomë universitare në Teknologji Informacioni, Inxhinieri Informatike ose fusha të ngjashme
- Minimum 2–3 vite përvojë në mbështetje teknike (IT support, networking, troubleshooting)
- Përvojë në konfigurimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve ICT (tablets, rrjete, pajisje digjitale)
- Njohuri në menaxhimin e përdoruesve dhe sistemeve të aksesit (login systems, QR codes, etj.)
- Aftësi për të identifikuar dhe zgjidhur probleme teknike në mënyrë të shpejtë
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi me mësues dhe staf jo-teknik
- Njohuri të mira të gjuhës shqipe dhe angleze.
Pagesa
Forma e pagesës (tarifë ditore ose shumë fikse), kërkesat për faturim dhe taksat e aplikueshme do të përcaktohen në kontratë. Pagesa do të kryhet pas përfundimit të angazhimit dhe dorëzimit të të gjitha produkteve të kërkuara, përfshirë dokumentacionin e prezencës.
Procesi i aplikimit dhe përzgjedhjes
Kandidatët e interesuar janë të ftuar të dërgojnë dokumentacionin e mëposhtëm me email në hr@observator.org.al deri më 15 qershor 2025:
📌 Shprehja e interesit që përshkruan motivimin tuaj për detyrën.
📌 CV e përditësuar/ Ekstraktin e Qendrës Kombëtare të Biznesit duke theksuar përvojën përkatëse dhe punën e mëparshme në lidhje me këtë konsulencë.
📌 Tarifë financiare në lekë sipas specifikimeve të thirrjes. Për kandidatët jorezidentë, pagesa do të bëhet në përputhje me Ligjin 29/2023, Neni 58, Për ofruesit e shërbimeve jorezidente.
📢 Periudha e aplikimit: Hapur nga 2 qershor 2025 deri më 15 qershor 2025.
📢 Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
