Prokurim Shërbim transporti
Kërkesë për Oferta
Titulli: Prokurim Shërbim transporti
Projekti: “Enhancing English language for vulnerable children in Albania by the expansion of the Akelius initiative”
Kohëzgjatja e angazhimit: 23 qershor 2025 – 20 korrik 2026
Informacion i përgjithshëm:
Kërkesa për oferta realizohet nga “Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe te Rinjve” (Observatori), me adresë: Rruga “Brigada e VIII, Pall. LID, Kt. 1, Z. 1, Tirana, Albania”. Ky angazhim kerkohet , ne kuader te projektit “Enhancing English language for vulnerable children in Albania by the expansion of the Akelius initiative” i zbatuar ne bashkepunim me UNICEF – Shqipëri
Observatori është një entitet jo-fitimprurës shqiptar i themeluar në vitin 2013, me misionin e sigurimit të dinjitetit dhe mirëqenien e fëmijëve dhe të rinjve në të gjithë vendin nëpërmjet vëzhgimeve, kërkimeve dhe analizave, komunikimeve dhe advokacisë; duke bashkëpunuar me aktorët kyç dhe institucionet; duke u angazhuar në fushata ndërgjegjësuese dhe edukuese.
Qëllimi i angazhimit
Observatori është i interesuar për të angazhuar një subject/ person juridik i cili do të jetë përgjegjës për ofrimin e shërbimit të transportit me automjet në funksion të zbatimit të aktiviteteve të projektit, duke garantuar transport të sigurt, korrekt, në kohë dhe në përputhje me nevojat logjistike të stafit dhe/ose pjesëmarrësve të angazhuar në projekt. Shërbimi do të mbulojë udhëtimet në zonat e projektit, konkretisht në Dibër, Durrës, Elbasan, Krujë, Lezhë, Kukës, si dhe në zona të tjera që mund të rezultojnë gjatë zbatimit të projektit, përveç lëvizjeve brenda Tiranës dhe udhëtimeve drejt Kavajës.
Roli dhe përgjegjësitë
- Ofruesi i shërbimit do të ketë për detyrë të sigurojë udhëtimet sipas nevojave të projektit sipas tabeles më poshtë:
| Shërbimi | Sasia |
| 1- Shërbim Transporti me automjet në zonat e projektit (Dibër, Durrës, Elbasan, Krujë, Lezhë, Kukës, si dhe ndonje zonë tjetër që mund të rezultojë në vijim) | 66 udhëtime |
| 2- Shërbim Transporti me automjet brenda Tiranës | 10 udhëtime |
| 3– Shërbim Transporti me automjet drejt Kavajës
|
11 dhëtime |
- Ai/ajo duhet të sigurojë automjet të përshtatshëm dhe në gjendje të mirë teknike, të respektojë oraret dhe itineraret e përcaktuara nga autoriteti kontraktor, si dhe të garantojë standarde të larta sigurie dhe korrektësie gjatë ofrimit të shërbimit.
- Gjithashtu, shërbimdhënësi duhet të tregojë fleksibilitet në rast të ndryshimeve të mundshme në destinacione, orare apo volume të udhëtimeve, sipas nevojave që mund të lindin gjatë zbatimit të projektit.
- Në çdo rast, ai/ajo duhet të mbajë komunikim të rregullt me stafin përgjegjës të projektit dhe të sigurojë realizimin e shërbimit në mënyrë profesionale dhe të besueshme.
Kualifikimet dhe përvoja
Kandidatët e interesuar duhet të kenë kualifikimet e mëposhtme:
- Kapacitetet e duhura për ofrimin e shërbimit të transportit në zona të ndryshme të Shqipërisë;
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe ndërveprimi;
- Fleksibiliteti për tiu përshtatur nevojave të projektit.
Pagesa
Forma e pagesës (tarifë ditore ose shumë fikse), kërkesat për faturim dhe taksat e aplikueshme do të përcaktohen në kontratë. Pagesa do të kryhet pas përfundimit të angazhimit dhe dorëzimit të të gjitha produkteve të kërkuara, përfshirë dokumentacionin e prezencës.
Procesi i aplikimit dhe përzgjedhjes
Kandidatët e interesuar janë të ftuar të dërgojnë dokumentacionin e mëposhtëm me email në hr@observator.org.al deri më 16 qershor 2025:
📌 Shprehja e interesit që përshkruan motivimin tuaj për detyrën.
📌 CV e përditësuar/ Ekstraktin e Qendrës Kombëtare të Biznesit duke theksuar përvojën përkatëse dhe punën e mëparshme në lidhje me këtë konsulencë.
📌 Tarifë financiare në lekë sipas specifikimeve të thirrjes. Për kandidatët jorezidentë, pagesa do të bëhet në përputhje me Ligjin 29/2023, Neni 58, Për ofruesit e shërbimeve jorezidente.
📢 Periudha e aplikimit: Hapur nga 2 qershor 2025 deri më 16 qershor 2025.
📢 Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
