Prokurim pajisjesh në kuadër të zbatimit të projektit “Enhancing English language for vulnerable children in Albania by the expansion of the Akelius initiative”

Krijuar më 10 Gusht  2026

 

Informacion i përgjithshëm

 

Kërkesa për oferta realizohet nga “Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe te Rinjve” (Observatori), me adresë: Rruga “Brigada e VIII, Pall. LID, Kt. 1, Z. 1, Tirana, Albania”.

Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve (“Observatori”) është një organizatë jofitimprurëse e themeluar në vitin 2013, e cila punon për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe mirëqenies së fëmijëve dhe të rinjve përmes kërkimit shkencor, analizës së politikave, advokimit, ngritjes së kapaciteteve, si dhe bashkëpunimit me institucionet publike dhe aktorët kryesorë..

Observatori është i interesuar për të blerë artikujt sipas specifikimeve në vijim:

Produkti Sasia
1-Tablet – Lenovo Tablet 11” 2560*1600 IPS , TB336(Idea Tab) , TB355FU ACC 8G+128GCW-RS-SLV-WOA, MEDIATEK DIMENSITY 6300, LPDDR4X 4GB ram, 128GB , 802.11 A/B/G/N/AC+BT5.2, 2CELL 7040MAH, CAMERA 5MP FF , LUNA GREY, 2Y warranty, Lenovo® Tab Pen + Folio Case 243 copë
2- Headphones 215 copë
3- Charging Station – Charging Station – the unit to charge server (with 12 places of charging,) 2 copë
4- Smart boards

Screen Diagonal 65′;

Backlight Direct LED;

Resolution 4K UHD (3840 X 2160);

Aspect Ratio 16 : 9;

Brightness 350nits (with glass) / 400nits (without glass);

Contrast Ratio 1200:1;

Dynamic Contrast Ratio 30,000:1;

Viewing Angle 178 degree (H) / 178 degree (V);

Color gamut (x% NTSC) 72%;

Frame Rate 60Hz;

Response Time 8ms;

Color Depth 10-bit;

Light life 50,000hrs;

Orientation Landscape;

Number of touches -Up to 40 Point Multi-touch;

Touch interface USB- B X 2;

Touch Resolution 32767 x 32767;

Built-in speaker 16W x 2)

2 copë
Shërbim interneti per të gjitha shkollat e përfshira ne projekt 288 Muaj
Instalimi / Services for Akelius equipments sipas tabeles se meposhteme. 2 ditë

 

Pajisjet duhet të kenë garanci minimale 12 muaj nga data e marrjes ose dorezimit te produkteve

Çmimet duhet të jenë të shprehura vetëm në lekë.

Të gjithë artikujt duhet të jenë të rinj dhe në ambalazhimin original.

1.Burimi i Financimit: Ky investim është financuar nga OBSERVATORI, nëpërmjet donacionit të bërë nga zyra e UNICEF – Shqipëri, ne kuader te projektit “Enhancing English language for vulnerable children in Albania by the expansion of the Akelius initiative”

  1. Gjuha: Gjuha e dokumentacionit për këtë proçedurë prokurimi është shqip, megjithatë nuk ka nevojë të përktheni në shqip çdo çertifikim të marrë nga Institucionet Qeveritare dhe kontratat / çertifikimet / referencat e marra nga palët e treta në anglisht.
  2. Proceduara e tenderit eshte e hapur dhe mund të marrin pjesë persona fizik dhe/ose juridik.
  3. Dokumentat e kërkuara

Lista e Dokumentacionit që duhet të dorëzohet, janë:

  1. Oferta financiare e shoqëruar me buxhet të detajuar për produktet e kërkuara përfshirë transportin në destinacion;
  2. Ekstraktin nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit të Biznesit ose ekuivalente, që konfirmon statusin ligjor dhe fushën e veprimtarisë në lidhje me këtë procedurë prokurimi.
  3. Vërtetim mbi Gjendjen Gjyqësore që konfirmon se shoqëria nuk është në proces falimentimi, likuidimi apo në procese gjyqësore që mund të ndikojnë në zbatimin e kontratës (Deklarata nuk duhet të jetë më e vjetër se tre (3) muaj.)
  4. Pasqyrat Financiare të aplikantit për tre (3) vitet e fundit financiare, ose dokumentacion ekuivalent që dëshmon kapacitetin financiar të shoqërisë.
  5. Vërtetim për Shlyerjen e Detyrimeve Tatimore dhe të Sigurimeve Shoqërore, i lëshuar nga Drejtoria e Tatimeve, që konfirmon se aplikanti nuk ka detyrime të papaguara.
  6. Dëshmi e Përvojave të Ngjashme, që konsiston në të paktën një (1) kontratë të ngjashme për nga natyra dhe vlera, të përfunduar me sukses. Dokumentacioni mbështetës ose letrat e referencës mund të kërkohen.
  7. Paraqitja e Certifikatave ISO eshte opsionale.
  8. Deklaratat e Ofertuesit (Aneks A dhe Aneks B i kësaj Thirrjeje)
  9. Dorëzimi i ofertave: Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është 11 Shtator 2026 në orën 17:00. Ofertat e paraqitura pas kësaj kohe nuk do të merren në konsideratë. Të gjithë të interesuarit, duhet të sjellin ofertat dhe dokumentacioni e kërkuar në zarfe të mbyllura. Dorëzimi i ofertave mund të bëhet dorazi, ose me postë në adresën e mëposhtme:

Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve

Rruga “Brigada e VIII”,

Pall. LID, Kt. 1, Z. 1

Tirana, Albania.

Ofertuesit do të dorëzojnë një palë dokumenta origjinale dhe një palë dokumenta kopje të të gjithë dokumentacionit të tenderit. Dokumentet duhet të vendoset në zarf të mbyllur, duke i ndarë dhe shënuar zarfet: Origjinal dhe Kopje. Pra, gjithësej janë dy zarfe nga të cilët njëri përmban dokumentacionit original dhe njëri dokumentacionin kopje. Këto zarfe që përmbajnë origjinalin dhe kopjet do të bashkohen në një paketë të vetme të mbyllur. Oferta Financiare dhe dokumentacioni tjeter teknik/kualifikues duhet te jene te ndara ne zarfe te veçanta, dhe duhet te jene brenda zarfave si origjinali ashtu edhe kopja.

Paketat e brendshme dhe të jashtme duhet:

(a) Të mbajnë emrin, numrin i identifikimit (NIPT/NUID) dhe adresën e ofertuesit;

(b) T’i adresohet Observatorit në adresën e përshkruar më lart;

(c) Të ketë të shënuar titullin e tenderit;

(d) Të ketë të shënuar në krye të zarfit njoftimin “Të mos hapet para kohës dhe datës së hapjes së Ofertave”;

  1. Pagesat e blerjes: Pagesat do të ekzekutohen 100% pas dorëzimit të produktit, perfundimit te instalimit dhe konfigurimit, si dhe kundrejt miratimit përfundimtar nga stafit drejtues të Observatorit .
  2. Vleresimi i aplikimeve: Zarfet do të hapen më 14 shtator 2026 në orën 12:00 në zyrat e Observatorit, nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave (KVO) që është krijuar tek Observatori. Ftohen të marrin pjesë drejtuesit e subjekteve ose perfaqësues të autorizur të tyre.

Komisioni do të kontrollojë ofertat për të siguruar që ato nuk përmbajnë gabime matematikore apo ndryshime në specifikimet teknike të mallrave. Për të ndihmuar në ekzaminimin, vlerësimin dhe krahasimin e ofertave, Komisioni, në diskrecionin e tij, mund të kërkojë ndihmë nga profesionistë të tjerë në cilësinë e konsulentit pranë Komisionit. Observatori rezervon të drejtën të ndryshojë sasinë e mallrave të kërkuara të përcaktuara në Dokumentet e Tenderit pa ndonjë ndryshim në çmimin e njësisë ose kushteve të tjera dhe të pranojë ose refuzojë çdo, të gjitha ose një pjesë të ofertave të paraqitura.

Gjatë procesit të vlerësimit do t’i kushtohet vëmendje e veçantë anomalive të mundshme në çmimet e ofruara. Ofertat që paraqesin çmime anormalisht të ulëta ose jorealiste, të cilat nuk justifikohen në mënyrë të arsyeshme në raport me objektin dhe kërkesat e tenderit, mund të skualifikohen mbi këtë bazë, pavarësisht nga vlerësimi i tyre në kriteret e tjera.

7.1. Vlerësimi teknik: Ofertat do të vlerësohen fillimisht për përputhshmërinë e tyre teknike, duke vlerësuar kapacitetin e ofertuesit për të realizuar me sukses furnizimin e pajisjeve të kërkuara në përputhje me specifikimet teknike.

7.2. Vlerësimi financiar: Vlerësimi financiar pason vlerësimin teknik dhe bazohet në çmimin e ofertës. Kriteri i kostos vlerësohet duke i dhënë ofertës më të ulët të kualifikuar vendin e parë në renditje e kështu me radhë deri tek oferta më e lartë ekonomike qe do te zërë vendin e fundit në renditje.

  1. Përzgjedhja e Fituesit: Përzgjedhja e aplikantit të suksesshëm do të bazohet në renditjen përfundimtare të aplikimeve (të gjithë ato që kanë kaluar vlerësimin administrativ) dhe do ti njoftohet fituesit. Ofertuesi fitues do të njoftohet me shkrim dhe mund t’i kërkohet të paraqesë dokumentet origjinale për verifikim
  2. Vlefshmëria e Dokumentacionit: Dokumentat e kërkuara për këtë tender nuk mund të jenë më të vjetra se tre muaj para datës së tenderit.

Aplikantët nuk mund të aplikojnë nëse:

  • Nuk janë të regjistruar në Shqipëri si tregtar apo shoqëri tregtare.
  • Janë të falimentuar ose në proces falimentimi.
  1. Informacion shtesë:
  • Të gjithë Dokumentat e Thirrjes duhet të plotësohen tërësisht për të shmangur skualifikimin;
  • Të gjitha aplikimet bëhen në përputhje me dokumentet e thirrjes;
  • Të gjithë aplikantët do të marrin dokumente identike: Asnjë aplikant nuk duhet të shtojë, të lëshojë, ose të ndryshojë ndonjë artikull, term ose kushte në letrat origjinale.
  • Sqarimet në lidhje me thirrjen duhet të bëhen me shkrim tek Observatori deri në tre ditë pune para datës së mbylljes. Pyetjet mund të dërgohen me e-mail në adresen: info@observator.org.al. Përgjigjet për çdo pyetje të ngritur nga çdo aplikant do t’i jepen atij aplikanti me e-mail, brenda dy ditëve të punës nga data e marrjes.
  1. Mashtrimi dhe korrupsioni: Observatori kërkon që aplikantët, të respektojnë standardet më të larta të etikës gjatë prokurimit dhe ekzekutimit të kontratave. Në ndjekje të një politike të tillë, Observatori përcakton për qëllimin e kësaj dispozite, termat e përcaktuara më poshtë:
    1. “Praktikë korruptive” nënkupton Ofertimin, dhënien, marrjen ose kërkimin e çfarëdo vlere për të ndikuar veprimin e një zyrtari publik në procesin e prokurimit ose në ekzekutimin e kontratës.
    2. “Praktika mashtruese” do të thotë një keqpërfaqësim i fakteve me qëllim të ndikimit të një procesi të prokurimit ose ekzekutimit të një kontrate në dëm të Observatorit dhe përfshin praktikat sekrete të marrëveshjeve të paligjshme midis tenderuesve (para ose pas paraqitjes së ofertës) të dizajnuara për të vendosur çmimet e ofertës në nivele artificiale, jo konkurruese dhe të privojë huamarrësin nga përfitimet e konkurrencës së lirë dhe të hapur.

Observatori do të refuzojë një propozim nëse përcakton që aplikanti është angazhuar në praktika korruptive ose mashtruese në konkurrencën e kontratës. Observatori gjithashtu do të deklarojë një firmë të papërshtatshme për dhënien e një kontrate, ose në një kohë të pacaktuar ose për një periudhë të caktuar kohe, nëse përcakton që firma është angazhuar në praktika korruptive ose mashtruese në konkurrencë, ose në ekzekutimin e një kontrate të financuar nga Observatori.

Kontakti i drejtpërdrejtë me anëtarët e komisionit të vlerësimit të OBSERVATORIT në lidhje me paraqitjen tuaj gjatë periudhës së vlerësimit të thirrjes është i ndaluar.

Çdo përpjekje e aplikantëve për të ndikuar në përfaqësuesit e OBSERVATORI në vlerësimin e aplikimeve ose vendimeve për dhënien e kontratës, do të rezultojë në refuzimin e menjëhershëm të aplikimit të tyre.

  1. Etika: Gjatë kohës së bashkëpunimit me Observatorin, Aplikanti duhet të respektojë politikat e brendshme të Observatorit dhe duhet të mbrojë gjithmonë interesat dhe të drejtat e fëmijëve dhe të rinjve, sipas politikës dhe legjislacionit të mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve; dhe të verë këto interesa mbi interesin e tij/saj personal si dhe të mos kryejë akte që kompromentojnë apo dëmtojnë fëmijët dhe të rinjtë.
  2. Ndryshimi i dokumentit të thirrjes: Në çdo kohë përpara afatit të fundit për dorëzimin e thirrjeve, Observatori mund të ndryshojë Dokumentin e Thirrjes duke lëshuar shtesa. Çdo shtesë e lëshuar do të jetë pjesë e Dokumentit të Thirrjes dhe do t’u komunikohet me shkrim të gjithë atyre që janë regjistruar. Për t’i dhënë aplikantëve të ardhshëm një kohë të arsyeshme në të cilën marrin një shtesë në përgatitjen e aplikimit të tyre, Observatori mund, sipas gjykimit të saj, të zgjasë afatin për dorëzimin e aplikimeve.
  3. Periudha e performancës Afati i dorezimit do te jete brenda  30 (tridhjete) ditë-ve nga nënshkrimi i kontratë.
  4. Standardet e performancës: Punimet duhet të ndërmerren në përputhje me të gjitha rregullat dhe rregulloret përkatëse që janë aktualisht në fuqi në Shqipëri. Produkti përfundimtar duhet të jetë sipas specifikimeve teknike të detajuara në ToR.
  5. Kostoja e thirrjes: Aplikanti do të përballojë të gjitha kostot që lidhen me përgatitjen dhe dorëzimin e aplikimit të tij, dhe Observatori në asnjë rast nuk është përgjegjës për ato kosto, pavarësisht nga sjellja ose rezultati i procesit të thirrjes.

 

 

Datë: __/ __/ ____

 

 

Deklarata e Ofertuesit

 

 

Oferta jonë është e vlefshme për 30 ditë nga data e caktuar për afatin e paraqitjes së tenderit, në përputhje me dokumentet e tenderit, dhe ai do të mbetet detyrues për ne dhe mund të pranohet në çdo kohë para skadimit të asaj periudhe.

 

Për të ofruar çmimin e lartpërmendur, ne e pranojmë që kemi marrë parasysh të gjitha dokumentet e tenderit të dhënë duke përfshirë shtojcat.

 

Marrim përsipër, nëse oferta jonë pranohet të fillojë punën brenda 5  ditëve nga data e nënshkrimit të kontratës dhe të përfundojë dhe dorëzojë produktet në përputhje me kontratën brenda afateve te dakortesuar por jo me shume se afatet e llogaritura nga data e fillimit të kontratës.

 

 

Nëse i jepet kontrata, personi i përmendur më poshtë do të veprojë si Përfaqësuesi i Kontraktuesit:

 

 

 

_________________________________________ (Emri, mbiemri, nënshkrimi)

Përfaqësuesi ligjor

Datë: __/ __/ ____

 

 

Deklarat e Ofertuesit

 

Unë, i nënshkruari:

___________________________________________________

(Emri dhe numri i ID i përfaqësuesit ligjor)

 

Përfaqësuesi i Kompanisë:

_________________________________________________________

(Emri dhe adresa e kompanisë)

 

Deklaroni që kushtet e mëposhtme janë të zbatueshme për ne:

  • Ne jemi një kompani e regjistruar.
  • Ne nuk punësojmë personel nën moshën ligjore të punës.
  • Ne sigurojmë të drejtat themelore sociale dhe kushte të drejta të punës për punonjësit tanë.
  • Ne nuk jemi në situatë të konfliktit të interesit (me marrëdhënie paraprake me projektin ose në një marrëdhënie familjare ose biznesi me drejtorët ose menaxherët e OBSERVATORI.

 

Nënshkrimi i Përfaqësuesit Ligjor______________________