THIRRJE PËR TË RINJ

Pozicioni i Punës: Ndërmjetësues/e i/e Ri/Re për Të Rinjtë Jashtë Arsimit, Punësimit apo Formit Profesional (JAPFP)– Bashkia Tiranë

Periudha e angazhimit: 1 shkurt 2026 – 30 shtator 2026

  1. Informacion i përgjithshëm

Ky angazhim do të realizohet në kuadër të projektit “Reach and Rise: Connecting NEET Youth in Tirana to New Opportunities”, i zbatuar nga Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve, në bashkëpunim me UNICEF në Shqipëri, me qëllim forcimin e mekanizmave vendorë për identifikimin, orientimin dhe përfshirjen e të rinjve JAPFP në shërbimet e Garancisë Rinore.

Garancia Rinore është një mekanizëm që synon të sigurojë që çdo i/e ri/re, veçanërisht ata që janë JAPFP, të kenë akses në arsim, trajnim, këshillim për punësim dhe shërbime mbështetëse.

Në këtë kuadër, projekti synon të përmirësojë identifikimin, orientimin dhe referimin e të rinjve JAPFP në Bashkinë Tiranë, përmes bashkëpunimit institucional dhe angazhimit aktiv të të rinjve në komunitet.

  1. Qëllimi i thirrjes

Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve (Observatori) shpall thirrje të hapur për të rinjtë që dëshirojnë të angazhohen si Ndërmjetësues të Rinj, me qëllim identifikimin, informimin dhe orientimin e të rinve JAPFP drejt mekanizmit të Garancisë Rinore dhe shërbimeve mbështetëse në nivel vendor.

  1. Roli dhe përgjegjësitë e Ndërmjetësuesve të Rinj

Ndërmjetësuesit e Rinj do të angazhohen në:

  • Identifikimin e të rinjve JAPFP në territorin e Bashkisë Tiranë, në bashkëpunim me Observatorin dhe institucionet partnere
  • Zhvillimin e kontakteve derë më derë dhe aktiviteteve direkte në komunitet
  • Identifikimin dhe plotësimin e profileve dhe nevojave të të rinjve JAPFP përmes formularëve standardë të siguruar nga Observatori
  • Informimin dhe ndërgjegjësimin mbi Garancinë Rinore dhe shërbimet mbështetëse (arsim, trajnim profesional, punësim, shërbime sociale)
  • Referimin e rasteve drejt institucioneve përkatëse, sipas procedurave të përcaktuara.
  1. Trajnimi dhe mbështetja

Të rinjtë e përzgjedhur do të trajnohen paraprakisht mbi Të Rinjtë JAPFP dhe Garancinë Rinore, si dhe do të pajisen me të gjitha materialet dhe formularët e nevojshëm për punën në terren. Gjatë gjithë periudhës së angazhimit, Ndërmjetësuesit e Rinj do të marrin mbështetje teknike dhe mentorim të vazhdueshëm nga Observatori, si dhe do të pajisen me certifikatë pjesëmarrje në përfundim të angazhimit.

  1. Pagesa dhe forma e angazhimit

Angazhimi si Ndërmjetësues i Ri është me pagesë, e cila do të përcaktohet rast pas rasti, në varësi të numrit dhe kategorisë së të rinjve JAPFP të identifikuar dhe të referuar, në përputhje me rregullat e projektit.

  1. Kriteret e aplikimit

Mund të aplikojnë të rinjtë e moshës 18-29 vjeç, banorë ose aktivë në Bashkinë Tiranë, të motivuar për punë në terren, angazhim komunitar dhe komunikim me bashkëmoshatarët, si dhe të gatshëm për të punuar sipas procedurave dhe instrumenteve të projektit.

  1. Procedura e aplikimit

Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë:

  • Shprehje Interesi
  • CV

📅 Afati i aplikimit: 14 janar 2026 – 28 janar 2026

📩 Aplikimet dërgohen në adresën e email: hr@observator.org.al

Vetëm personat e përzgjedhur do të kontaktohen!