THIRRJE PËR SHPREHJE INTERESI- Peer review / Redaktorin e Raportit Statistikor
Tiranë, më 15 Qershor 2025
“Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve”, në kuadër të zbatimit të projektit “Strengthening Child and Youth Statistics for Policy Impact in Albania” të zbatuar në partneritet me UNICEF në Shqipëri është i interesuar të përfitojë shërbim për ekspertizë nga persona fizik ose juridik
Sfondi: Raporti Tematik i Censit 2023 për Fëmijët dhe të Rinjët synon të paraqesë një analizë të plotë, të saktë dhe të qasshme të të dhënave të censit që lidhen me popullatën e fëmijëve dhe të rinjve. Për të siguruar qartësi, kohezion dhe një paraqitje me cilësi të lartë, do të angazhohet një rishikues i jashtëm / redaktor i pavarur.
Qëllimi i punës: Të rishikojë, redaktojë dhe japë komente konstruktive mbi draftin e raportit me qëllim përmirësimin e qartësisë, koherencës, saktësisë, rrjedhshmërisë dhe profesionalizmit të përgjithshëm, duke siguruar që ai të përmbushë standardet për botim dhe shpërndarje tek palët e interesit.
Kohëzgjatja e angazhimit: 1 Korrik – 15 Korrik 2025
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Rishikuesi/redaktori do të jetë përgjegjës për:
• Rishikimin e draftit të raportit për qartësi, saktësi gjuhësore dhe lehtësinë e leximit.
• Sigurimin që struktura e raportit është logjike dhe seksionet ndjekin një rrjedhë kohezive.
• Verifikimin e interpretimit, emërtimit dhe referencimit të saktë të të dhënave, figurave dhe tabelave.
• Kontrollin e përputhshmërisë së terminologjisë, stilit dhe formatimit përgjatë gjithë dokumentit.
• Dhënien e rekomandimeve për përmirësimin e shprehjeve, eliminimin e paqartësive dhe rritjen e angazhimit të lexuesit.
• Sigurimin që narrativi komunikon në mënyrë efektive gjetjet kryesore për një audiencë të gjerë, përfshirë politikëbërësit dhe palët e interesit.
• Ofrimin e komenteve mbi paraqitjet grafike dhe elementët e vizualizimit të të dhënave.
Një dokument me komente redaktuese që evidenton rishikimet e nevojshme, sugjerimet për përmirësim dhe rekomandime stilistike.
Kualifikimet e kërkuara:
Rishikuesi/redaktori duhet të ketë:
• Eksperiencë të dëshmuar në fusha statistikore ose teknike.
• Njohuri të shkëlqyera të gjuhës, gramatikës dhe ndjekjes së udhëzuesve të stilit.
• Aftësi për të ofruar komente konstruktive, të qarta dhe të zbatueshme.
Si të aplikoni?
Individët e interesuar (persona fizik ose juridik) janë të ftuar të shprehin interesin e tyre duke dërguar CV e tyre fizikisht ose email deri më 28 Qershor 2025.
Adresa: Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe te Rinjve
Rruga Brigada e VIII, Pall.LID, K.1, Z.1, Tiranë – Shqipëri
Email: hr@observator.org.al
📅 Thirrja është e hapur nga 15 Qershor deri më 28 Qershor 2025.
📢 Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
