Thirrje per shprehje interesi-Expert for multi-stakeholder dialogues
Tiranë, më 8 gusht 2022
Thirrje për shprehje interesi
“Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve”, në kuadër të zbatimit të projektit “Reaching the unreached!” realizuar në partneritet me UNICEF në Shqipëri, është i interesuar të angazhojë ekspertë, persona fizik, ose persona juridik.
Titulli i punës:
- Ekspertë të arsimit, punësimit, mbrojtjes sociale për zhvillimin e dialogjeve shumë palëshe për identifikimin e të rinjve as në punësim, arsim apo trajnim (AAFP), që do të realiohen në nivel qendror me përfaqësues të Ministrive përkatëse dhe në nivel lokal me përfaqëses të institucioneve lokale – gjithsej 12 ditë pune (në total).
Kohëzgjatja e angazhimit: 15 gusht 2022 – 20 dhjetor 2022
Të interesuarit duhet të jenë të pajisur me diplomë master dhe të kenë të paktën 5 vite eksperiencë pune në fushën për të cilën aplikojnë, ose me diplomë bachelor dhe të kenë të paktën 7 vite eksperiencë pune.
Individët, personat fizik dhe/ose juridik të interesuar janë të lutur që të shprehin interesin duke dërguar bashkëngjitur një CV deri me datë 12.08.2022 (fizikisht ose me email):
Adresa: Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe te Rinjve
Rruga Brigada e VIII, Pall.LID, K.1,Z.1, Tiranë – Shqipëri
Email: info@observator.org.al
Kjo thirrje do të qëndrojë e hapur që nga data e bërjes publike (08.08.2022) e deri në mbylljen e saj (12.08.2022). Vetëm personat e përzgjedhur do të kontaktohen.