THIRRJE PËR SHPREHJE INTERESI-EKSPERTË PËR TË ANALIZUAR DHE INTERPRETUAR TREGUESIT E PRIVIMIT TË FËMIJËVE
Tiranë, më 16 Nëntor 2022
Thirrje për shprehje interesi- Ekspertë për të analizuar dhe interpretuar treguesit e privimit të fëmijëve
“Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve”, në kuadër të zbatimit të projektit “Monitoring and reporting on children rights for better policy options” të zbatuar në partneritet me UNICEF në Shqipëri është i interesuar të përfitojë shërbim për ekspertizë nga individë, persona fizik ose juridik.
Titulli i punës:
- Ekspert për të përgatitur një broshurë për të analizuar treguesit e privimit dhe intepretimin e tyre- 7 ditë pune
- Ekspert për të përgatitur një broshurë shpjeguese të treguesve të privimit të privimit të fëmijëve- 12 ditë pune
Kohëzgjatja e angazhimit 24 nëntor– 29 dhjetor 2022
Të interesuarit duhet të jenë të pajisur me diplomë master dhe të kenë të paktën 7 vite eksperiencë pune në fushën për të cilën aplikojnë, ose me diplomë bachelor dhe të kenë të paktën 9 vite eksperiencë pune.
Individët, personat fizik dhe/ose juridik të interesuar janë të lutur anë të lutur që të shprehin interesin duke dërguar bashkëngjitur një CV deri me date deri me datë 22.11.2022 (fizikisht ose me email):
Adresa: Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe te Rinjëve,
Rruga.Bridaga e VIII, Pall.LID, K.1,Z.1, Tirane – Shqipëri
Email: info@observator.org.al
Kjo thirrje do të qëndrojë e hapur që nga data e bërjes publike (16.11.2022) e deri në mbylljen e saj (22.11.2022). Vetëm personat e përzgjedhur do të kontaktohen.