THIRRJE PËR SHPREHJE INTERESI- Ekspert për planifikimin dhe dizenjimin e fushatës së SMS-ve

Tiranë, më 23 Qershor 2022

THIRRJE PËR SHPREHJE INTERESI

“Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve”, në kuadër të zbatimit të projektit “U-report- I am young and my voice matters” të zbatuar në partneritet me UNICEF në Shqipëri, është i interesuar të angazhojë 1 ekspert, person fizik, ose person juridik.
Tituli i punës:
Ekspert për planifikimin dhe dizenjimin e fushatës së SMS-ve- 15 ditë pune

Kohëzgjatja e angazhimit: 8 korrik 2022 – 31 mars 2023

Të interesuarit duhet të jenë të pajisur me diplomë master dhe të kenë të paktën 5 vite eksperiencë pune në fushën për të cilën aplikojnë, ose me diplomë bachelor dhe të kenë të paktën 7 vite eksperiencë pune.

Individët, personat fizik dhe/ose juridik të interesuar janë të lutur anë të lutur që të shprehin interesin duke dërguar bashkëngjitur një CV deri me datë 30.06.2022 (fizikisht ose me email):
Adresa: Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe te Rinjëve,
Rruga.Bridaga e VIII, Pall.LID, K.1,Z.1, Tirane – Shqipëri
Email: info@observator.org.al

Kjo thirrje do të qëndrojë e hapur që nga data e bërjes publike (23.06.2022) e deri në mbylljen e saj (30.06.2022). Vetëm personat e përzgjedhur do të kontaktohen.