Zana Kondi

Zana Kondi

Expert of ODF - Tirana

Zana Kondi është specializuar në punë sociale në Universitetin e Tiranës pranë fakultetit te Shkencave Sociale dega Pune Sociale në vitin 1993. Ajo ka punuar në institucionet shtetërore të nivelit qendror, rajonal dhe lokal si Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale, Shërbimi Social Shtetëror dhe bashkia Tiranë duke filluar nga vitit 1993 -2012. Eksperienca e gjatë e punës në këto institucione e ka bërë atë një eksperte të fushës së çeshtjeve sociale në përgjithësi pasi ka mbuluar mbrojtjen sociale të grupeve në nevojë, politikat sociale dhe është marë me studime e projekte të fushës. Gjatë kësaj periudhe të gjatë pune Zana Kondi ka bërë një sërë kualifikimesh brënda dhe jashtë vendit. Prej vitit 2013 ka filluar punë pranë Observatorit për të Drejtat e Fëmijëve si eksperte për ndërtimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit me institucionet qëndrore, rajonale dhe të qeverisjes vendore për mbledhjen e të dhënave dhe treguesve që ndihmojnë në krijimin e një pamje të qartë të gjendjes së respektimit të të drejtave të fëmijëve. Për momentin ajo mbulon zyrën e Observatorit për Qarkun Tiranë.