Verdi Shehu

Verdi Shehu

Ekspert i ODF - Dibër

Verdi Shehu ka mbaruar Studimet e larta Bachelor në Inxhinieri Agrare në Universitetin Bujqësor Tiranë. Përfundoi studimet në “Master Profesional “ Menaxhim Mjediseve Rurale ne vitin 2011. Që nga viti 2011, 2012, 2013, në përfundim të çdo viti kalendarik ka qene pjesë e ekipit në Drejtori, që kanë hartuar/përmbyllur vjetarin statistikor zyrtar të Drejtorisë së Bujqësisë të Qarkut Dibër për Ministrinë e linjës. Verdi ka qenë pjesë e stafit organizues me detyra të ngarkuara për cdo aktivitet të organizuar nga DR.Bujqësisë si: Panairet e organizuara dy herë në vit, seminare e workshope, vizita nëpër rrethe të ndryshme. Ai ka marrë pjesë në trajnime për hartimin e projekteve në fushën e bujqësisë si nga AZHBR (MBUMK) ashtu edhe GIZ për projektet e IPARD-like.

Eksperienca/angazhimi i tij si vullnetar që nga shtator 2013 pranë “Observatorit për të Drejtat e Fëmijëve” Dibër, i ka dhënë mundësinë që të njihet më nga afër me politikat kombëtare në dobi dhe garantim të të drejtave të fëmijëve, si në qasjen dhe identifikimin e problemeve me të cilat hasen fëmijët në qarkun e Dibrës, ku nevoja ekstreme që kërkojnë një vëmendje të politikave zonale dhe kombëtare janë fëmijët me aftësi të kufizuar, fëmijët që jetojnë si pjesë e grupeve komunitare apo kulturore të ndryshme, si dhe fëmijët e zonave rurale të thella të qarkut të Dibrës