Migena Vallja
Migena Vallja është diplomuar në Universitetin Ismail Qemali në Vlorë, dega Infermieri e Përgjithshme si dhe ka përfunduar Master Profesional në 2013- 2015 në të njëjtin Universitet. Ajo është angazhuar vullnetarisht në projekte të ndryshme për mbrojtjen e të drejtave të gruas dhe grupeve vulnerabël, nxitjen e nivelit të pjesëmarrjes së qytetarëve, në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, fëmijët e dhunuar dhe komunitetet Rome në zonat e ndryshme të qarkut Fier. Ajo është Eksperte rajonale e Observatorit për të Drejtat e Fëmijëve për Qarkun e Fierit.