
Lindita Luzo
Diplomuar në vitin 1998 Universiteti Gjirokastër, Fakuleti i Shkencave sociale për Gjuhë dhe Letërsi Angleze. Në vitin 2006 në po të njëjtin Universitet mbaroi studimet në degën Administrim Publik. Nga viti 1998-2002 punoi në institucionin e Prefekturës Qarku Gjirokastër. Më pas punoi si koordinatore në projektin “Programi i Qeverisjes Vendore” UNDP, duke u njohur më nga afër me problemet dhe politikat lokale. Në periudhën 2008-2012 u angazhua si asitente pranë zyrës së OSCE në Gjirokastër. Së fundimi ajo është e angazhuar në një organizatë lokale, duke adresuar probleme të ndryshmë lokale, të ngritura nga disa grupe interesi.
Lindita ka një experience 14 vjeçare në fushën e shoqerisë civile në qarkun e Gjirokastrës. Ajo është përfshirë në organizata , forume dhe koalicione të ndryshme që kanë në fokus të punës së tyre fëmijët dhe të rinjtë.