Elma Tershana
Elma Tërshana është diplomuar në Fakultetin e Shkencave Sociale në Tiranë, ka përfunduar studimet në Master në Punë Sociale (MSW); nga viti 2011 e në vazhdim është në proces doktore pranë “Instituti për Studimin Evropian”, Universiteti Shtetëror i Tiranës. Që nga viti 2001 është angazhuar në programe të ndryshme zhvillimi për të drejtat e njeriut dhe të fëmijës. Që në fillim të karrierës së saj, ka qenë e përkushtuar dhe angazhuar plotësisht në sektorin e OJF, dhe aktualisht është Drejtore Ekzekutive e “Observatorit për të Drejtat e Fëmijës”. Ajo është gjithashtu dhe lektore në Universitet.
Elma vazhdimisht shkruan artikuj apo realizon studime të ndryshme. Punimet e saj shkencore të publikuara (kryesisht) janë: Lënda universitare “Të njohim të drejtat e njeriut dhe të fëmijës”, “Sociologjia e Familjes”; bashkë-autore në studimin e botuar “Varfëria dhe fëmijët në Shqipëri” (botuar në vitin 2009); autore e raportit vjetor “Të drejtat e fëmijëve në Shqipëri, 2009”, publikuar nga UNICEF 2011;Në nivel rajonal është bashkë-autor në botimet e “Balkan Yearbook Drejtat e Njeriut” në vitin 2006 dhe 2008. Pjesë e punës kërkimore janë dhe shumë prezantime të realizuara në konferenca të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare.