DEKLARATË PUBLIKE

Mbi rastin e tentativës për abuzim seksual të një vajze 14 vjeçare nga ana e sekretarit të deputetit Koço Kokëdhima në qytetin e Sarandës.

Organizatat që vëzhgojnë dhe mbrojnë të drejtat e fëmijëve në vend, e vlerëson ngjarjen e ndodhur si një rast flagrant të shkeljes të të drejtave themelore të fëmijëve, si dhe një cënim tejet të rëndë të dinjitetit njerëzor të gruas dhe fëmijës.

Rasti në fjalë, i cili ka tronditur mbarë opinionin publik, tregon edhe një herë përpjekjet për shfrytëzim seksual të fëmijëve shqiptarë që bëhen nga persona të veshur me pushtet. Abuzimi i fëmijëve është tashmë një fenomen i njohur dhe kjo ngjarje tregon se sa lehtë mund të shkelen të drejtat e fëmijëve duke shfrytëzuar situatat e dëshpëruara të qytetarëve të thjeshtë për kërkimin e një vendi pune. Ne vlerësojmë maksimalisht kurajon e kësaj nëne dhe gruaje, e cila pavarësisht situatës së saj të varfërisë, vendosi të bëjë publike dhunën,e pamoralshmë të një njeriu të veshur me pushtetin e dhënë nga një deputet i Kuvendit të Shqipërisë, në qytetin e Sarandës.

Nisur nga kjo ngjarje e rëndë dhe tronditëse, organizatat që i janë bashkuar kësaj deklarate, rekomandojnë sa më poshtë:

1. Verifikimin e figurës së çdo personi që është në kontakt me qytetarët, sidomos me fëmijët, për të eliminuar çdo mundësi që persona me tendenca për të kryer krime seksuale të përdorin pozitën apo pushtetin e tyre për të shfrytëzuar fëmijë;

2. Kuvendi dhe Ministria e Brendshme duhet të shikojnë me prioritet miratimin e kërkesës disa vjeçare të shoqërisë civile, për krijimin e Rregjistrit Kombëtar për Krimet Seksuale, në mënyrë që të shmanget kontakti i grabitqarëve seksualë përkundrejt fëmijëve, grave etj.

3. Rritja e efektivitetit të punës të strukturave shtetërore të mbrojtjes së fëmijëve në nivel lokal për t’u gjendur më pranë problemeve të ndjeshme qe kanë të bëjnë me shkeljen e të drejtave të fëmijëve.

4. Media duhët të mbështesë fushatat sensibiilzuese mbi të gjitha format e abuzimit dhe shfrytëzimit të fëmijëve dhe denoncojë çdo rast të tyre, sidomos kur ato lidhen me zyrtarë publikë apo persona të afërt me ta.

5. Krijimi i një task force, ku njerëzit të mund të denocojnë raste te tilla, të ngjashëm me rastin e SHKB të shefit te policisë në Velipojë.

Kjo deklaratë mbështetet nga këto organizata:

– Observatori për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri
– Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri (CRCA)
– ALO 116: Linja Kombëtare e Telefonit të Ndihmës për Fëmijët
– Koalicioni për Arsimin e Fëmijëve
– Shtëpia e të Drejtave të Njeriut
– Shoqata Kristiane e Grave Shqiptare (YWCA)
– Fondacioni” Syri I media së re”
– “Qendra e informimit Arhus” Vlorë
– Partner për fëmijët
– “Edukimi për Shoqërinë e Hapur”
– Women’s Democracy Network Albania
– “Shpresë për të ardhmen” Shkodër
– Shoqata qëndistarët Korçë
– REA OJF
– Ambasada PINK/LGBT
– Qendra për nisma ligjore Qytetare
– Shoqata”Gruaja Nëne dhe Edukatore”
– Gender Alliance for Development Center

Paraqitja e dixhitalizuar e treguesve të përjashtimit social të fëmijëve në Shqipëri

Tiranë, 4 Dhjetor 2012 – Paraqitja e dixhitalizuar e bazës të të dhënave mbi treguesit e përjashtimit social të fëmijëve në Shqipëri, në nivel rajonal (për secilin nga qarqet e vendit) bëhet me qëllim nxitjen e ndërgjegjësimit të shoqërisë shqiptare mbi çështjet kritike t fëmijëve, të cilat ndikojnë në mohimin e të drejtave të tyre.

 

Observatori i të drejtave të fëmijëve synon të vëzhgojë realizimin e të drejtave të fëmijëve në nivel kombëtare dhe në çdo qark të Shqipërisë, të analizojë e përpunojë informacionin sipas këndvështrimit të shoqërisë civile si dhe të nxisë diskutimet e grupeve të interesit për realizimin gjithëpërfshirës të të drejtave të fëmijëve.

 

Observatori të Drejtave të Fëmijës është një iniciativë e UNICEF, me qëllim forcimin e aleancave dhe harmonizimin e bashkëpunimit për të rritur përpjekjet efektive për realizmin e të drejtave të fëmijëve. Observatori i të Drejtave të Fëmijëve është një mekanizëm i shoqërisë civile, i aftë për të tërhequr rreth vetes të gjithë aktorët dhe vetë fëmijët nën nismën: “Çështja e fëmijëve është çështje e të gjithëve”.

Deri tani, Observatori ka përgatitur dhe botua disa raporte, të cilat ofrojnë informacion të detajuar mbi treguesit kryesorë të realizmit ë t drejtave të fëmijëve. Me qëllim që informacioni i pasur i grumbulluar, të shërbejë në mënyrë sa më efektive për të gjithë rrjetin e institucioneve qeveritare, jo qeveritare dhe akademike, Observatori kërkon të realizojë “Paraqitjen e dixhitalizuar të treguesve të përjashtimit social të fëmijëve në Shqipëri”.

 

Dixhitalizimi ndihmon në paraqitjen e shpejtë dhe të detajuar të informacionit mbi institucionalizimin e të drejtave të fëmijëve, në çdo qark të vendit; gjithashtu krijon mundësinë e përdorimit të informacionit mbi treguesit e varfërisë dhe të përjashtimit social të fëmijëve në çdo qark, bashki, komunë të vendit, nga çdo institucion/ specialist/ qytetar i interesuar. Përgatitja dhe shpërndarja e 12 fletushkave informative për secilin qark të vendit si edhe e një broshure me informacion përshkrues dhe statistikor në nivel kombëtar lehtëson përdorimin e informacionit mbi të drejtat e fëmijëve si edhe bashkëpunimin me rrjetin e Observatorëve për të drejtat e fëmijëve.