EnglishHomepage Return to main page

Qytet i sigurtë

 

“Një qytet i sigurtë është një qytet që u mundëson banoreve dhe banorëve të tij të ndiehen njëlloj të qetë e të lëvizin pa frikë nga ngacmimet seksuale apo forma të tjera të dhunës në hapësirat publike, si dhe që merr masa për eliminimin e dhunës me bazë gjinore, paralelisht me të siguruarit e mundësive të barabarta, aksesit dhe kontrollit për burrat dhe gratë në të gjitha sferat e jetës sociale, ekonomike, kulturore dhe politike…”:

Në kuadër të nismës “Lagjia e sigurtë për çdo vajzë dhe grua” zbatuar nga “Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve (Observatori)” dhe mbështetur nga “The Canada Fund for Local Initiatives (CFLI)”, në bashkëpunim me Bashkinë Korçë dhe Shkodër, synon të kuptojë sigurinë e grave dhe vajzave në zonat e zgjedhura. (Shtator - Dhjetor 2020)

Qëllimi i projektit është të gjenerojë prova dhe të sigurojë kuptim më të qartë të tipit dhe shkallës së dhunës ndaj grave në hapësirat urbane "Lagja 10" në Bashkinë Korçë dhe "Lagjia nr 1" në Bashkinë e Shkodrës.



Harta e Shkodrës


Raporti i Shkodrës



Harta e Korcës

Raporti i Korcës

Faqja u përditësua në 1 Janar 2021

Shënim:

Në kuadër të nismës “Lagjia e sigurtë për çdo vajzë dhe grua” zbatuar nga “Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve (Observatori)” dhe mbështetur nga “The Canada Fund for Local Initiatives (CFLI)”, në bashkëpunim me Bashkinë Korçë/ Shkodër është realizuar harta “Qytet I Sigurtë” (Shtator – Dhjetor 2020).