Të dhëna për qarkun Shkodër
- Fakte nga Historia e Qarkut
- Adresa e Këshillit të Qarkut
- Përshkrim i Përgjithshëm i të drejtave të fëmijëve në Qark
- Strategjia Rajonale për të Drejtat e Fëmijëve
- Adresa e Observatorit
- Detyrat e Observatorit
- Adresa e Njësisë për të Drejtat e Fëmijëve (CRU/NjDF)
- Detyrat e "Njësia për të drejtat e fëmijëve (NJDF)" në Këshillin e Qarkut
- Detyrat e Njësisë për Mbrojtjen e Fëmijëve
1. Fakte nga Historia e Qarkut
Qyteti i Shkodrës është themeluar në shekullin e IV para erës së re nga fisi ilir I Labeatëve .Në kohën kur popullsia ilire e territorit shqiptar kishte arritur zhvillimin me të lartë ekonomik e kulturor, në vitin 181 para erës së re bëhet kryeqendra e mbretërisë ilire. Me ndarjen e Perandorisë Romake , Shkodra, kalon nën kontrollin e Bizantit por vazhdon të varet nga Kisha e Romës, meqë ishte një qendër e rëndësishme fetare. Duke përballuar dyndjet e shumta të barbarëve,shekulli XI e XIV, Shkodra përjetoi edhe një periudhë të shkurtër vetëqeverisjeje dhe në pjesën e dytë të shekullit XIV duke qenë kryeqendër e shtetit feudal të Balshajve, para se të kalonte në varësinë e Venedikut në shekullin XV. Në këtë kohë filloi të ri konstruktohet kalaja (e cila filloi të ndërtohej në shek. V dhe IV) dhe qyteti merr emrin Scutari. Në shek IV në trevat që përbënin më parë principatën e Pultit u formuan ndarje më të vogla etnografike. Këto bashkësi ekonomike shoqërore shkuan drejt përqendrimit në shekujt e më pasmë duke marrë emrin e përbashkët Malësi e Madhe( nga organizimi në male). Ndërsa rrënjët e krahinës së Pukës lidhen me periudha të caktuara historike. Në lashtësi Puka banohej nga banorë të fisit të piruesve dhe si qendër territori ka një histori prej 2000 vjeçare.
Lart
2. Adresa e Këshillit të Qarkut
Këshilli i Qarkut Shkodër, Rr " 13 Dhjetori"Shkodër
Lart
3. Përshkrim i Përgjithshëm i të drejtave të fëmijëve në Qark
Qarku Shkodër është një nga rajonet më të varfra dhe ku përjashtimi social i grupeve në nevojë vë në risk shumë të drejta të fëmijëve. Shumë fëmijë jetojnë në familje me ndihmë ekonomike, ka të tjerë që duhet të punojnë, si dhe ka fëmijë në rrezik për t’u trafikuar. Kategoritë më në nevojë janë : fëmijët jetimë; fëmijët që punojnë; fëmijët me aftësi të kufizuar;fëmijët në gjakmarrje; fëmijët rrezik trafikimi; fëmijët romë etj.
Lart
4. Strategjia Rajonale për të Drejtat e Fëmijëve
është e hartuar dhe miratuar Strategjia Rajonale për të Drejtat e Fëmijëve dhe Plani i Veprimit 2011-2013 Qarku Shkodër si dhe "Analiza e buxhetimit të politikave sociale për fëmijët" e cila pasqyron gjendjen aktuale, përcakton qartë nevojat dhe prioritetet si dhe masat që duhet të merren konkretisht, në lidhje me zbatimin e të drejtave të fëmijëve në qarkun Shkodër, në zbatim të Strategjisë Kombëtare për Fëmijët dhe dokumentet e tjerë të rëndësishëm që mbrojnë të drejtat e fëmijëve në Shqipëri.
Lart
5. Adresa e Observatorit:
Observatori për të Drejtat e Fëmijëve,
Rr "13 Dhjetori" pranë Zyrës Rajonale të Avokatit të Popullit,
Godina e Bashkisë, Shkodër.
Lart
6. Detyrat e Observatorit:
- Grumbullim periodik informacioni dhe të dhëna nga institucionet qeveritare si dhe departamentet e Shëndetësisë, Edukimit dhe Mbrojtjes Sociale; institucionet jo qeveritare, shoqatat dhe komunitetet si dhe vetë fëmijët, në nivel rajonal dhe lokal.
- Analizë periodike dhe e vazhdueshme e informacionit të grumbulluar dhe përgatitje e vlerësimit mbi realizimin e të drejtave të fëmijëve në nivel qarku dhe lokal.
- Përgatitja dhe shpërndarja e raporteve tremujore (bazuar në modelin kombëtar) mbi treguesit e mirëqenies së fëmijëve.
- Përgatitje e raporteve vjetore për përparimin e zbatimit të politikave për realizimin e të drejtave të fëmijëve në qarqe.
- Grumbullim periodik i raporteve mbi pyetësorë nga agjenci të ndryshme ndërkombëtare, kombëtare dhe lokale.
Lart
7. Adresa e Njësisë për të Drejtat e Fëmijëve (CRU/NjDF)
Godina e Këshillit të Qarkut Shkodër, Rr"13 Dhjetori".
Lart
8. Detyrat e “Njësia për të drejtat e fëmijëve (NJDF)” në Këshillin e Qarkut
- Të monitorojë dhe të vlerësojë mënyrën e zbatimit të ligjeve dhe të politikave që lidhen me mbrojtjen e të drejtave të fëmijës në territorin e qarkut;
- Të identifikojë dhe të koordinojë referimin e rasteve të shkeljeve apo të abuzimit, të keqpërdorimit të të drejtave të fëmijëve në territorin e qarkut
- Të koordinojë funksionimin e grupit multidisplinar, për identifikimin, analizën dhe referimin e rasteve të dhunës në familje në territorin e qarkut;
- Të bashkëpunojë dhe të shkëmbejë informacionin për trajtimin e të drejtave të fëmijës me çdo strukturë përgjegjëse shëndetësore, arsimore, policore, të qeverisjes vendore, në bashki dhe komuna, apo të shoqërisë civile;
- Të organizojë takime informuese, edukuese dhe trajnuese për të drejtat e fëmijës në qark;
- T'i raportojë këshillit të qarkut për ecurinë e respektimit të të drejtave të fëmijës në territorin e qarkut;
- T'i raportojë periodikisht Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës të dhënat statistikore që ka përpunuar, për gjendjen e të drejtave të fëmijës në qark;
- T'i paraqesë periodikisht Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës informacione për situatën e zbatimit të të drejtave të fëmijës në qark.
9. Detyrat e Njësisë për Mbrojtjen e Fëmijëve:
- Të vlerësojë dhe të monitorojë në vazhdimësi situatën e familjeve të fëmijëve në rrezik, derisa fëmija të konsiderohet "jo në rrezik";
- Të bëjë identifikimin dhe të bashkërendojë, në mënyrë multidisiplinare, mbrojtjen, referimin dhe analizën e rasteve në territorin e bashkisë/komunës;
- Të sensibilizojnë komunitetin, të organizojë takime informuese, edukuese dhe trajnuese për mbrojtjen e fëmijës në territorin e bashkisë/komunës;
- Të bashkëpunojë me administratorët e shërbimeve shoqërore, psikologët e shkollave, mjekun e familjes, autoritetet përgjegjëse të rendit, punonjësit socialë të qendrave të shërbimeve publike e jopublike, për përmirësimin e situatës së mbrojtjes së fëmijës në territorin e bashkisë/komunës;
- Të shërbejë si qendër informacioni, ku fëmijët dhe familjet në territorin e bashkisë/komunës mund të informohen apo të referohen te shërbime të tjera mbështetëse, sipas nevojave që ata kanë;
- T'i raportojë periodikisht Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës të dhënat statistikore që ka përpunuar për mbrojtjen e fëmijës në territorin e bashkisë/komunës;
- T'i paraqesë periodikisht Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës informacione për situatën e mbrojtjes se fëmijës në territorin e bashkisë/komunës.
Lart
Punoi: Anilda Gurakuqi,
Eksperte e Observatorit Shkodër