|
|---|
Qarku i Kukësit është një ndër 12 Qarqet administrative të Shqipërisë që kufizohet në lindje me Republikën e Kosovës, ne perëndim me qarkun e Shkodrës, në veri me Malin e Zi, në jug me qarkun e Dibrës dhe pjesërisht atë te Lezhës ( rrethin e Mirditës). Qarku i Kukësit ka në përbërjen e tij 27 njësi vendore nga të cilat 24 komuna dhe 3 bashki.
Qendra administrative, politike, ekonomike dhe kulturoree qarkut është qyteti i Kukësit.Popullsia e qarkut të Kukësit në fund të vitit 2010 ishte 109.732 banorë. (sipas drejtorisë Përgjithshme Gjendjes Civile). Sipas shërbimit Social Kukës qarku Kukës numëron 26,406 familje për vitin 2011 nga te cilat 12,269 trajtohen me ndihmë ekonomike ose të cilat kanë përfituar në total 584.500.000 lekë në vit në formën e ndihmës ekonomike ( Burimi Shërbimi Social Shtetëror) .
Në qarkun e Kukësit mbizotërojnë moshat e reja. Fëmijët e moshës 0-18 vjeç përbëjnë 34,5 % të popullsisë së përgjithshme të qarkut. (37,933).
Ndjehet një frymë e re në përgjithësi nëpër institucione për marrjen në konsideratë të problemeve të fëmijëve ky në institucionet e ndryshme shtetërore diskutohet për problemet e fëmijëve. Kjo tregon për rritjen e ndërgjegjësimit të institucioneve vendore në drejtim të njohjes së të drejtave të fëmijëve. Megjithatë janë akoma larg trajtimit të këtyre problemeve në mënyrë institucionale.
Ne vitin 2011 Njësia për të Drejtat e Fëmijëve është futur ne Strukturën e Këshillit Qarkut sipas ligjit Nr 10347 pranë Drejtorisë se Shërbimeve Rajonale. Në Bashkinë Kukës ne vitin 2008 është ngritur Njësia për Mbrojtjen e Fëmijës dhe Familjes. Ne vitin 2011 në Bashkinë e Bajram Curri është ngritur shërbimi për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre. Po kështu edhe Komuna Surroj, Bashkia Krumë, Komuna Bicaj, Komuna Fierzë në fillim të këtij viti (2012) kanë nxjerre vendimet përkatëse për ngritjen e zyrave për mbrojtjen e fëmijëve sipas ligjit 10347.
Por megjithatë, varfëria ekonomike, cilësia e dobët e shërbimeve arsimore dhe shëndetësore, vazhdojnë të mbeten fenomene që ndikojnë dukshëm në shkeljen e të drejtave të fëmijëve, në Qarkun e Kukësit.
Cilësia e mësimdhënies ka pësuar rënie, veçanërisht pas ndryshimit të sistemit arsimor nga ai 8-vjeçar në atë 9-vjeçar. Shkolla vazhdon të mbetet peng i reformave të shpeshta të cilat në vend të përmirësimit të gjendjes, shpesh kanë çuar drejt përkeqësimit. Shkollat janë pajisur me kabinete informatike por duhet të theksojmë se në shumicën e shkollave ato nuk janë funksionalë për shkak te keq përdorimit, mungesës së energjisë, mungesës se mësuesve me arsim përkatës dhe për shkak te vjedhjes se pajisjeve.
Pjesa më e madhe e fëmijëve të qarkut u përkasin familjeve me ndihmë ekonomike. Numri i pjesëtarëve të familjeve që trajtohen me ndihme ekonomike përbejnë 71 % te numrit te përgjithshëm te popullsisë qarkut (80,302 persona u përkasin 12,269 familje përfituese të Ndihmës Ekonomike).
Ka shumë fëmijë që janë të angazhuar me punë sezonale, veçanërisht në fshat, gjë cila ndikon si në shëndetin e fëmijës (për shkak të temperaturave të ndryshme) ashtu dhe në mos frekuentimin e rregullt të shkollës.
Fëmijët rom janë përqendruar kryesisht në qytetin e Kukësit, të cilët janë një grup që kanë ardhur nga rrethet tjera, si Krujë dhe Fier. është e njohur skema që familjet rome përdorin për të lypur, ku çdo pranverë ato vendosen në Kukës dhe familjarët (e komunitetit romë) i përdorin fëmijët për të lypur në rrugët e Kosovës gjatë ditës; kurse në darkë kthehen përsëri në Kukës.
Shërbimet sociale janë të përqendruara tërësisht në bashkinë Kukës. Ndërsa në njësitë e tjera vendore të Qarkut Kukës nuk ka shërbime të tilla me përjashtim të një zyre shërbimesh (ku ndodhet vetëm një person kontakti) në bashkinë Bajram Curri për fëmijët me aftësi të kufizuar dhe familjen; pavarësisht se pretendohet që ajo luan rolin e njësisë për mbrojtjen e fëmijëve ne Bajram Curri.
Veçanërisht pas daljes së ligjit 10347 në vitin 2010 është punuar jashtëzakonisht shumë në drejtim të njohjes dhe mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve si nga shoqata të ndryshme. Nga vëzhgimet e bëra në terren pushteti vendor në përgjithësi nuk ka planifikuar fonde me synime të veçanta për fëmijët por vetëm për të ofruar shërbimet kryesore për ndihmën ekonomike, mbulimin e shpenzimeve për riparime dhe shpenzime të tjera kancelarie për arsimin, shëndetësinë, kulturën etj.
Observatori është strukturë e shoqërisë civile e ngritur ne qarkun e Kukësit në vitin 2008, e cila ka për qëllim mbledhjen e informacionit nga të gjitha institucionet shtetërore dhe vendore dhe studimin e situatës së realizimit të të drejtave të fëmijëve në nivel rajonal dhe kombëtar.
Detyrat kryesore të Observatorit:
Sheshi Skënderbeu
Kukës
Njësia për të drejtat e fëmijëve (NJDF) në Këshillin e Qarkut e Kukësit është ngritur brenda strukturës së Këshillit të Qarkut në vitin 2006.
Ajo ka këto detyra:
Zyra për Mbrojtjen e Fëmijëve ose (NJMF) në Bashkinë Kukës është ngritur brenda strukturës administrative të shërbimeve sociale të bashkisë Kukës në vitin 2007 si projekt pilot i financuar nga UNICEF, mbi bazën e të cilës është shtrirë në qarqet e tjera të Shqipërisë. Në vitin 2009 me mbështetjen e UNICEF ajo është ri-dimensionuar në Njësia për mbrojtjen e fëmijës dhe familjes. Kjo për faktin se gjatë punës në terren ka rezultuar që familja ka rol shume të madh për edukim e fëmijëve dhe nuk mund te trajtohet i shkëputur nga familja. Një pjesë e problemeve te fëmijëve rrjedhin nga paqëndrueshmëria e familjeve, dhuna qe gjenerohet ne familje si rezultat i varfërisë dhe mungese se burimeve për mbajtjen e familjes.
Detyrat NJMFF:
Punoi: Shkëlqim Muça,
Ekspert i Observatorit Kukës