|
|---|
Qarku i Korçës është një nga 12 qarqet në Shqipëri dhe ka një sipërfaqe prej 3.711 km². Qarku i Korçës i përfshin rrethin e Devollit, rrethin e Kolonjës, rrethin e Korçës dhe rrethin e Pogradecit. Qendra e Qarkut të Korçës ndodhet në qytetin e Korçës. Qarku i Korçës kufizohet në verilindje dhe në lindje me Maqedoninë, në jug me Greqinë, në jugperëndim me qarkun e Gjirokastrës, në perëndim me Qarkun e Beratit dhe në veriperëndim me Qarkun e Elbasanit. Qarku i Korçës ka një popullsi prej 352.088 banorë.
Korça përbën një nga qendrat kulturore më të rëndësishme të Shqipërisë. Vetë muzeumet e shumta në qytet përshkruajnë aktivitetin kulturor ndër shekuj. është e mirënjohur shkolla e parë shqipe në këtë qytet që daton në vitin 1887, shkolla e parë në Shqipëri për vajza, si dhe liceu Francez i ndërtuar në vitin 1917. Edhe pse ndër vite qyteti ka qenë pushtuar disa herë, ndikimet e huaja përbejnë një pjesë të vogël te kulturës korçare.
Ekonomia e qytetit të Korçës i ka themelet e saj në zhvillimin bujqësor, por nuk mund të lihen pa përmendur bizneset e mëdha të qytetit të cilat përfshijnë kryesisht sektorin e ndërtimit civil dhe prodhimin e materialeve të ndërtimit, sektorin ushqimor dhe atë të shërbimeve. Edhe pse Korça ofron mundësi të mira për zhvillimin e turizmit, ngelet akoma shumë për të bërë në këtë drejtim. Niveli ekonomik i qytetit aktualisht ndodhet në një rritje konstante edhe pse duhet të sigurohet akoma stabiliteti ekonomik sipas standardeve të BE-së.
Turizmi në këtë qytet ka dy pika të rëndësishme e të frekuentuara shpesh nga turistet, fshatrat Voskopojë e Dardha. Përveç klimës malore, me pyje te dendur me pisha e bredha, dhe prezencën e një peizazhi mbresëlënës, turistet mund te gjejnë pjese nga historia dhe trashëgimia e popullit shqiptar duke filluar nga periudha e sundimit Bizantin. Në Voskopojë gjenden një numër i konsiderueshëm kishash ortodokse dhe manastiresh që i përkasin kësaj periudhe. Gjate dimrit të dy këto fshatra turistike ofrojnë pista dimërore për ski.
Ndryshimet social-ekonomike që kanë ndodhur në dhjetëvjeçarin e fundit janë shoqëruar me problematika te reja shoqërore,të cilat kanë sjellë pasoja ne koston shoqërore për individë të pambrojtur,familjet e tyre dhe komunitete të ndryshme.
Shoqëria përballet me dhunën, problemet e shëndetit mendor, rritjen e krimit, përdorimin e drogës dhe të pijeve alkoolike, prostitucionin, trafikimin e qenieve njerëzore, shfrytëzimin e fëmijëve dhe përfshirjen tyre në format e këqija të punës. Numri i fëmijëve 0-18 vjeç, në qarkun Korçë është 82.428.
Në këto kushte një numër fëmijësh jetojnë në kushte të vështira. Varfëria dhe aksesi i kufizuar në shërbimet shoqërore ka ndikuar drejtpërdrejt në nivelin e ulët të jetesës së grupeve shoqërore të pa favorizuara ,duke ju mohuar të drejtën për të jetuar me dinjitet dhe të kujdesen për vetveten. Qarku i Korçës ka një numër të konsiderueshëm fëmijë nga komunitetet e margjinalizuara,për këtë fakt edhe problematikat sociale janë më të mëdha. Këto komunitete zënë rreth 1/3 e popullsisë. Lypja, shfrytëzimi, puna në të zezë dhe braktisja shkollore mbetet një nga problemet më të mëdha sidomos për Bashkinë Korçë.
OJF-të që operojnë në mbrojtje të fëmijëve në qarkun e Korçës janë:
Në Qarkun e Korçës nuk ka Strategji rajonale për fëmijët, përveç një strategjie të hartuar në vitin 2005 për qarkun Korçë.
Observatori për të drejtat e fëmijës është strukturë e shoqërisë civile e ngritur ne qarkun e Korçës në vitin 2009, e cila ka për qëllim mbledhjen e informacionit nga të gjitha institucionet shtetërore dhe vendore dhe studimin e situatës së realizimit të të drejtave të fëmijëve në nivel rajonal dhe kombëtar.
Detyrat kryesore të Observatorit:
Në Qarkun Korcë akoma nuk është hapur zyra e CRU.
Zyra për Mbrojtjen e Fëmijëve ose (NJMF) në Bashkinë Korçë është ngritur brenda strukturës administrative të shërbimeve sociale të bashkisë Korçë në vitin 2006 si projekt pilot i financuar nga UNICEF me mbështetje të Terre des Hommes. Në vitin 2009 me mbështetjen e UNICEF ajo është ri-dimensionuar në Njësia për mbrojtjen e fëmijës . Kjo për faktin se gjatë punës në terren ka rezultuar që familja ka rol shume të madh për edukim e fëmijëve dhe nuk mund te trajtohet i shkëputur nga familja. Një pjesë e problemeve te fëmijëve rrjedhin nga paqëndrueshmëri e familjeve, dhuna qe gjenerohet ne familje si rezultat i varfërisë dhe mungese se burimeve për mbajtjen e familjes.
Ajo ka për detyrë:
Njësia e Mbrojtjes së fëmijëve në Qark nuk është hapur në Qarkun e Korçës.
Punoi: Marjana Jorgji,
Eksperte e Observatorit Korçë