Të dhëna për qarkun Fier
- Fakte nga Historia e Qarkut
- Adresa e Këshillit të Qarkut
- Përshkrim i Përgjithshëm i të drejtave të fëmijëve në Qark
- Strategjia Rajonale për të Drejtat e Fëmijëve
- Adresa e Observatorit
- Detyrat e Observatorit
- Adresa e Njësisë për të Drejtat e Fëmijëve (CRU/NjDF)
- Detyrat e "Njësia për të drejtat e fëmijëve (NJDF)" në Këshillin e Qarkut
- Detyrat e Njësisë për Mbrojtjen e Fëmijëve
1. Fakte nga Historia e Qarkut
Qarku Fier përbëhet nga 3 rrethe: Fier, Lushnje dhe Mallkasatër. Në përbërjen administrative të tij përfshihen 6 bashki dhe 36 komuna.
Rrethi Fier përbëhet nga 3 bashki (Bashkia Fier, Roskovec dhe Patos) dhe 14 Komuna.
Rrethi Lushnjë përbëhet nga 2 bashki (Lushnje, Divjakë) dhe 14 komuna.
Rrethi Mallakastër përbëhet nga 1 bashki (Bashkia Ballsh) dhe 8 komuna.
Për rëndësinë ekonomike dhe kulturore dhe për hapësirën e madhe të shtrirjes së tij, Ciceroni e ka quajtur Fierin"qytet të madh dhe hijerëndë".
Fakte historike: Regjistrimi i parë i popullsisë është ai i vitit 1923 ku Fieri ishte nënprefekturë nën varësinë e Beratit. Në përbërjen e Fierit përfshiheshin 2 krahina: rrethi Fier me 71 fshatra, 2193 shtëpi dhe 12.760 banorë, krahina e Semanit me 22 fshatra, 305 shtëpi dhe 1940 banorë. Vetë qyteti i Fierit kishte 5 lagje dhe 1493 banorë. Gjatë fillimit të shekullit të XX-të deri në vitet e Luftës së Dytë Botërore në Fier ndodhën mjaft ndryshime demografike, të cilat u intensifikuan më shumë gjatë viteve ’90. Një pjesë e madhe e banorëve kanë emigruar drejt shteteve të huaja dhe kryeqytetit si dhe kanë ardhur banorë nga rrethet e Mallakastrës, Tepelenës, Beratit, Elbasanit, Gjirokastrës si dhe nga zonat veriore e verilindore të Shqipërisë.
Në vitin 2010 sipas burimeve të zyrës së “Drejtorisë së Gjendjes Civile” në Ministrinë e Brendshme rezulton se numri i fëmijëve të grupmoshës 0-18 vjeçare është 135,330 fëmijë, duke përbërë 27,8 % të popullatës. Ndërsa numri i përgjithshëm i popullsisë në vitin 2010 është 487,621 banorë. Ndërsa numri i familjeve po në vitin 2010 sipas të njëjtit burim rezulton në shifrat 137,511 familje. Ndërkohë numri i familjeve me fëmijë të moshës 0-18 vjeçare që përfitojnë nga skema e ndihmës ekonomike (NE) është 3,542 familje.
Lart
2. Adresa e Këshillit të Qarkut
Lagja “Kastriot”
Brigada e XI-të sulmuese
Fier- Shqipëri
Lart
3. Përshkrim i Përgjithshëm i të drejtave të fëmijëve në Qark
Përqindja e familjeve që mbështeten me ndihmë ekonomike që kanë fëmijë të moshës 0-18 vjeç në Qarkun e Fierit paraqitet e lartë në Komunat: Ngraçan Mallakastër 22.84%, Selitë Mallakastër 20.93%, Ruzhdie Fier 12.05%, Qendër Mallakastër 10.79%, - krahasuar kjo me Komunat e tjera të Qarkut. Ndërsa Komunat, të cilat kanë përqindjen më të ulët të familjeve që mbështeten me ndihmë ekonomike me fëmijë të moshës 0-18 vjeç në qarkun e Fierit janë: Levan Fier 0.02%, Tërbuf Lushnje 0.04%, Cakran Fier 0.10%, Libofshë Fier 0.23%. Ndërkohë në nivel qarku janë 6 Komuna, të cilat nuk janë pjesë e skemës së ndihmës ekonomike ndonëse në përbërje të tyre mund të ketë familje të varfra që kanë nevojë për ndihmë. Konkretisht janë 2 Komuna në rrethin Fier (Topojë dhe Mbrostar), si edhe 4 Komuna në rrethin Lushnje (Grabian, Fiershegan, Bubullimë dhe Allkaj), të cilat nuk janë pjesë e skemës së ndihmës ekonomike.
Në Qarkun e Fierit, për vitin 2010 janë 2442 fëmijë të moshës 0-18 vjeç me aftësi të kufizuar (PAK), ose 1.8% e fëmijëve në nivel Qarku. Numrin më të lartë të fëmijëve me aftësi të kufizuar e ka Bashkia Patos me 212 FAK dhe Komuna Levan me 120 FAK për vitin 2010.
Për të mbrojtur të drejtat e fëmijëve është ngritur edhe Njësia për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve (CPU) në vitin 2008 në Bashkinë Fier, e ndërkohë në 2012 është ngritur edhe Njësia për mbrojtjen e fëmijëve në Komunën Dërmenas dhe Levan. Ndërsa po në vitin 2012 është ngritur edhe Njësia për të drejtat e fëmijëve (CRU) në qarkun Fier.
Lart
4. Strategjia Rajonale për të Drejtat e Fëmijëve
Në Qarkun Fier nuk veprohet me Strategji Rajonale për të Drejtat e Fëmijëve, por me Strategjinë kombëtare për të drejtat e fëmijëve.
Lart
5. Adresa e Observatorit:
Lagja”Kastriot”
Rruga: Brigada e XI-të sulmuese
Bashkia Fier- Shqipëri
Lart
6. Detyrat e Observatorit:
- Observatori Fier vendos marrëdhënie institucionale bashkëpunimi me të gjithë përfaqësuesit e institucioneve publike dhe jopublike në nivel rajonal. Në total janë nënshkruar 55 marrëveshje bashkëpunimi.
- Pjesëmarrje dhe kontribut i Observatorit Fier në “Komitetin e Vlerësimit të Nevojave dhe Planifikimit të Shërbimeve” të Këshillit të Qarkut – Fier.
- Mbështetje teknike e Observatorit Fier për funksionimin e “Njësisë për të Drejtat e Fëmijëve” në Drejtorinë e Shërbimeve të Përkujdesjes Shoqërore të Këshillit të Qarkut – Fier.
- Observatori Fier periodikisht mbledh të dhëna nga institucionet shëndetësore, arsimore, të mbrojtjes sociale, zyrës së mbrojtjes së fëmijëve, OJF-ve në nivel lokal dhe rajonal.
- Observatori Fier përgatit raportin vjetor mbi progresin e implementimit të politikave dhe treguesve për realizimin e të drejtave të fëmijëve në rajonet përkatëse. Deri më tani është përgatitur raporti i ndihmës ekonomike dhe aftësisë së kufizuar për vitin 2010.
- Observatori Fier mbledh periodikisht raporte dhe materiale të prodhuara nga agjensi të ndryshme lokale dhe ndërkombëtare.
- Në zyrën e Observatorit Fier kryhen punët administrative për mirëfunksionimin e saj.
- Observatori Fier mbështet punën e grupeve, të konsulentëve dhe aktorëve në nivel local dhe rajonal për të orientuar dhe ndihmuar në hartimin e politikave dhe strategjive zonale në përmbushje dhe respektim të të drejtave të fëmijëve, duke organizuar takime dhe mbledhje me grupe të ndryshme interesi.
- Observatori Fier mirëmban dhe up-daton rregullisht sistemin e database nëpërmjet programit “Dev Info”.
- Observatori Fier merr pjesë aktivisht në të gjithë aktivitetet e organizuara në nivel lokal, rajonal që kanë të bëjnë me të drejtat e fëmijëve.
- Observatori Fier organizon dhe kryen observime, vrojtime, intervistime me fokusgrupe të ndryshme (fëmijë, komunitete të prindërve, mësues dhe drejtorë shkolle, drejtues dhe ekspert vendor dhe profesionistë të ndryshëm), për të nxjerrë konkluzione lidhur me zbatimin e të drejtave të fëmijëve.
- Observatori Fier bashkëpunon ngushtë dhe organizon aktivitete të ndryshme me fokus “Të drejtat e fëmijëve” me zyrat e Aleancës për fëmijët në Shqipëri.
- Observatori Fier mbledh dhe arkivon raste/ ngjarje/ fakte nga terreni, të cilat ilustrojnë zbatimin apo mos zbatimin e të drejtave të fëmijëve.
- Zhvillimi i trajnimeve për personelin e ngarkuar për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve, së bashku me Drejtorinë e Shërbimeve të Përkujdesjes Shoqërore të Këshillit të Qarkut – Fier.
- Mbështetje e Observatorit Fier për vlerësimin e nevojave dhe hartimin e Planit të Veprimit për çështjen e të drejtave dhe mbrojtjen e fëmijëve.
- Mbështetje e Observatorit Fier për hartim të materialeve promovuese të aktiviteteve në mbrojtje të drejtave të fëmijëve në Qark (fletëpalosje / buletin informues etj.).
- Dërgimi i raporteve katër-mujore nga Aleanca për Fëmijët / Observatori Fier pranë DSHPSH të KQ-Fier si dhe hartimi dhe publikimi i raporteve vjetore në nivel Qarku.
Lart
7. Adresa e Njësisë për të Drejtat e Fëmijëve (CRU/NjDF)
Lagja “Kastriot”
Brigada e XI-të sulmuese
Këshilli i Qarkut Fier
Fier- Shqipëri
Lart
8. Detyrat e “Njësia për të drejtat e fëmijëve (NJDF)” në Këshillin e Qarkut
Njësia për të drejtat e fëmijëve (CRU) në Këshillin e Qarkut e Fier është ngritur brenda strukturës së Këshillit të Qarkut në vitin 2012.
Ajo ka këto detyra:
- të monitorojë e vlerësojë zbatimin e ligjeve dhe politikave për mbrojtjen e fëmijëve në territorin e qarkut Fier;
- të identifikojë dhe koordinojë referimin e rasteve të shkeljeve të të drejtave të fëmijëve në territorin e qarkut Fier;
- të koordinojë funksionimin e grupit multi-disiplinor për identifikimin, analizën dhe referimin e rasteve të dhunës në familje;
- të bashkëpunojë e shkëmbejë informacion për trajtimin e të drejtave të fëmijëve me çdo strukturë përgjegjëse shëndetësore, arsimore, policore, të qeverisjes vendore apo të shoqërisë civile;
- të organizojë takime informuese, edukuese e trajnuese për të drejtat e fëmijëve në shkallë qarku;
- të raportojë në Këshillin e Qarkut Fier lidhur me ecurinë e zbatimit të të drejtave të fëmijëve në territorin e qarkut;
- të raportojë periodikisht në Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve të dhëna statistikore dhe informacione mbi zbatimin e të drejtave të fëmijëve në territorin e qarkut.
9. Detyrat e Njësisë për Mbrojtjen e Fëmijëve:
Zyra për Mbrojtjen e Fëmijëve ose (CPU) në Bashkinë Fier është ngritur brenda strukturës administrative të shërbimeve sociale të Bashkisë Fier në vitin 2008 si projekt i Terre des hommes dhe UNICEF. Detyrat e saj janë:
- Të vlerësojë dhe monitorojë në mënyrë të vazhdueshme situatën e fëmijëve në rrezik deri në dalje nga rreziku;
- të identifikojë dhe të bashkërendojë në mënyrë multi-disiplinare mbrojtjen, referimin dhe analizën e rasteve në territorin e Bashkisë Fier;
- të sensibilizojë komunitetin, të organizojë takime informuese, edukuese dhe trajnuese për mbrojtjen e fëmijëve në territorin e Bashkisë Fier;
- të bashkëpunojë me administratorët e shërbimeve shoqërore, psikologet e shkollave, mjekun e familjes, autoritetet e rendit, punonjësit socialë të qendrave publike dhe jopublike për përmirësimin e situatës së mbrojtjes së fëmijëve; të shërbejë si qendër informacioni apo referimi në shërbime të tjera mbështetëse.
- Të referojë rastet e ndryshme .
- të raportojë periodikisht në Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve të dhëna statistikore dhe informacione periodike mbi situatën e mbrojtjes së fëmijëve në territorin e Bashkisë.
Lart
Punoi: Eridjona KICA
Kordinatore, Observatori për të drejtat e fëmijëve, Fier
Lagja “Kastriot”
Rruga “Brigada e XI-të sulmuese”
Bashkia Fier, Fier- Shqipëri.