Situata në zonat e përmbytura në Vlorë, Fier, Berat dhe Korçë dhe nevoja për ndërhyrje

Monitorimi i situatës nga Observatori për të Drejtat e Fëmijëve

16 Tetor 2015

Për më shumë se 3 ditë, Shqipëria ka kaluar një situatë të vështirë të përmbytjeve në Jug (10-11-12 Tetor 2015). Për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve, përmbytjet kanë qenë një kërcënim për shtëpitë, bujqësinë dhe blegtorinë, si dhe për banorët që jetojnë në zonat e prekura. Bazuar në monitorimin që Observatori për të Drejtat e Fëmijëve ka bërë gjatë këtyre ditëve (12-16 tetor 2015), rajonet më të prekura nga këto përmbytje janë: Vlorë, Fier, Berat dhe Korçë. Në Vlorë, përmbytja masive dhe gurët kanë bllokuar autostradën kombëtare Orikum- Vlorë, në hyrje të Vlorës. Të hënën në 12 tetor 2015, uji ka arritur pothuajse në të gjitha fushat me probleme duke krijuar një baltë të madhe në rrugë dhe shtëpi. Në Fier, përmbytjet janë  shkaktuar nga  lumi i Gjanicës, i cili ka dalë  nga shtrati i saj. Në Berat, situata e përmbytjeve është përkeqësuar për shkak se lumi Osum ka dalë nga shtrati i tij gjithashtu. Në Korçë, përmbytjet kanë ardhur nga rrjedha e tepërt e inerteve të lumit Gllabishtove të malit Gramoz; gjithashtu Lumi Verdova në Pogradec ka dalë nga shtrati. Nëntë shtëpi banimi janë dëmtuar nga reshjet, në fshatin Podgorie në Bashkinë Maliq.

Nga monitorimet tona, situata është përmirësuar, por edhe familjet e prekura e kanë identifikuar nevojën për të ndërhyrë në zonat e prekura nga përmbytjet. Komisioni është duke bërë  vlerësimin e dëmeve. Në qarkun e Vlorës 8 familje janë vendosur në konviktin e shkollës Industriale, sepse shtëpitë e tyre janë jashtë funksionit. Në Vlorë, organizata të ndryshme si World Vision po ndihmojnë familjet e prekura nga përmbytjet, duke siguruar strehim në shkollën Industriale, ushqime, ujë, batanije dhe shtretër. Mbështetja për këto familje do të vazhdojë dhe në ditët e ne vijim. Në qarkun e Fierit grupi i regjistrimit të  dëmeve është ende në zonat dhe familjet e prekura dhe nuk ka asnjë përmbledhje të  përgjithshme të  dëmeve. Njerëzit i kanë dërguar Bashkisë  emrat e familjeve të prekura, dëmin e bërë dhe foto të shtëpive, për të ilustruar dëmet e shkaktuara. Situata në qarkun e Beratit është përmirësuar që pas pushimit të  reshjeve. Shtabi i emergjencës ka ndihmuar në largimin e ujit nga banesat. Familjet presin ndihmë në ushqim, veshje dhe ndihma financiare nga Bashkia. Moti është përkeqësuar dhe gjatë këtyre ditëve priten zhvillime të reja. Në rajonin e Korçës, situata është normalizuar; komisioni është duke bërë vlerësimin e dëmit, të  cilat nuk janë kërcënuese për jetën e njerëzve, shumica jetojnë në të afërmit e tyre.

Deri tani, 2 përmbytje kanë  ndodhur këtë vit (2015), dhe ata kanë prekur të njëjtat zona të jugut të Shqipërisë. Observatori për të Drejtat e Fëmijëve ka krahasuar aspekte të ndryshme të situatës nga përmbytjet në Shkurt dhe në Tetor të vitit 2015.

Krahasimi i zonave të prekura më së shumti nga përmbytjet Tetor 2015 me Shkurt 2015

Gjatë muajit Shkurt 2015, për më shumë se 2 javë Shqipëria ka kaluar një situatë të rëndë nga përmbytjet. Bazuar në monitorimin e gjendjes që ka bërë Observatori për të Drejtat e Fëmijëve, rajonet e prekura më shumë nga përmbytjet ishin Vlora, Fieri dhe Berati. Në Berat përmbytjet u shkaktuan për shkak të lumit Osum, i cili ka dalë  nga shtrati. Në Fier përmbytjet u shkaktuan nga lumi Seman dhe Gjanica dhe në Vlorë nga lumi Vjosë.

Gjatë muajit Tetor 2015, për më shumë se 3 ditë Shqipëria u përball me një situatë të ngjashme përmbytjeje. Rajonet më të prekura nga përmbytjet ishin Vlorë, Fier, Berat dhe Korçë.

Harta 1: Krahasimi i numrit të familjeve të prekura nga përmbytjet Shkurt 2015 dhe Tetor 2015

Untitled a

Gjatë muajit Shkurt 2015, disa familje janë evakuar në çerdhet e qytete, në shtëpitë e familjarë ve të  tyre, etj

Gjatë muajit Tetor 2015, disa familje u evakuuan në konviktin e shkollës Industriale dhe në shtëpitë e familjarë ve të  tyre, etj.

Harta 2: Krahasimi i numrit të familjeve të evakuara nga përmbytjet Shkurt 2015 dhe Tetor 2015

Untitled b

Harta 3: Krahasimi i numrit të fëmijëve të prekur nga përmbytjet Shkurt 2015- Tetor 2015

Untitled c

Ndërhyrjet e institucioneve lokale

Gjatë muajit Shkurt 2015, disa nga institucionet, si Shërbimeve Sociale Shtetërore në nivel rajonal, qeveritë lokale; Stafi i Emergjencave Civile, etj kanë shpërndarë ndihma për familjet. Shërbimi Social Shtetëror në qarkun e Beratit ka marrë iniciativën për të hapur një llogari bankare për të ndihmuar familjet. Edhe shumë qytetarë kanë kontribuar. Drejtoria Rajonale Arsimit në Berat dhe disa shkolla kanë ndërmarrë iniciativën për të mbledhur ushqim dhe veshje për t’u shpërndarë  në familjet e prekura. Në Qarkun e Fierit institucione të ndryshme kanë dhënë asistencë si: pako ushqimore (nga 15 kg ushqime të paraqitura nga Shtabi Emergjencave Civile), veshje, ushqim për bagëtinë, batanije etj. Pushteti lokal ka pasur vështirësi në identifikimin dhe dërgimin e ndihmave për familjet e prekura nga përmbytjet.

Gjatë muajit tetor 2015, institucionet vendore janë angazhuar për të trajtuar emergjencat civile. Në rajonin e Vlorës emergjencat ishin mobilizuar. Familjet më problematike u akomoduan në konviktin e Shkollës Industriale të  Vlorës. Në rajonin e Fierit kanë  ndërhyrë, autoritetet lokale dhe ekipet e policisë kanë marrë masa për evakuimin; u krijua “Delta Force” ekip. Në rajonin e Beratit nga stafi i Emergjencave në Prefekturën, uji ishte larguar nga banesa. Bashkia Berat merret me dëmet për të ndihmuar banorët e prekur. Në rajonin e Korçës, forcat e stacionit të zjarrit në Ersekë dhe 6 automjete të subjekteve private janë vënë në lëvizje për të adresuar këtë situatë dhe për të pastruar rrugën. Në Pogradec, për të përballuar situatën u angazhuan rreth 100 njerëz nga komuna e Pogradecit dhe personelit zjarrfikës stacion. Gjithashtu u përdorën 10 automjete për pastrimin e zhavorrit dhe 5 pompa thithje për të hequr ujin nga katet e përmbytura të ndërtesave shumëkatëshe. Komisioni Emergjencës në Prefekturën e themeluar ka bashkëpunuar me autoritetet lokale, për të vlerësuar dëmet.

Nevojat e identifikuara për ndërhyrje

Gjatë muajit tetor 2015, nevojat e identifikuara për ndërhyrje janë: veshje, mobilje, pajisje shtëpiake, ushqim etj

Shënime të tjera

Në qarkun e Vlorës, pjesë e përmbytjeve kanë  qenë oborret e disa shkollave. Të hënën, 12 tetor 2015 uji është hequr në disa shkolla, por procesi mësimor nuk u realizua për shkak të baltës mëdha lënë pas heqjes së ujit. Në total janë rreth 5 shkolla që nuk kanë zhvilluar procesin e të mësuarit. Në Fier shtëpitë janë dëmtuar pas përmbytjeve masive. Në rajonin e Beratit, familjet janë të bllokuar nga përmbytjet, pasi nuk kishte asnjë organ të  evakuuar. Shkollat vazhdojnë procesin mësimor. Ndërkaq uji i pijshëm është i pakonsumuar nga qytetarët.