Tiranë, 10 Mars 2017

Observatori në partneritet me Fondin Kanadez për Iniciativat Lokale (CFLI), realizuan takimin prezantues të raportit mbi aspektet ligjore, praktikën gjyqësore dhe çështjet sociale të martesave nën moshë në Korçë dhe Pogradec për periudhën 2011 – 2016.

Observatori me mbështetjen e CFLI ka zbatuar nismën “Parandalimi i martesave të hershme në fuqizimin e mekanizmave ligjore dhe perceptimeve sociale, si një mjet për fuqizimin e grave dhe vajzave (PARANDALIM)”. Projekti është zbatuar nga Observatori përmes “monitorimit të vendimeve gjyqësore të Gjykatave të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec për periudhën 2011 – 2016” dhe studimit të këtyre rasteve.

Takimi mblodhi së bashku përfaqësues … Lexoni më shumë

Tiranë, 16 Dhjetor 2016

Tryezë diskutimi mbi raportin “Me zërin e të miturve të privuar nga liria”

Avokati i Popullit, në bashkëpunim me Observatorin për të Drejtat e Fëmijëve dhe UNICEF lancuan raportin “Me zërin e të miturve të privuar nga liria – Vlerësimi i kushteve dhe trajtimit në institucionet e ndalimit, paraburgimit dhe burgimit”.

Ky raport përfshin gjetjet dhe rekomandimet e monitorimeve të kryera përgjatë periudhës Gusht – Dhjetor 2016 në Komisariatet e Policisë së Tiranës, Institutit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale për të Mitur (IEVP) në Kavajë dhe në Shën Kollë (Lezhë).

Ky raport është përgatitur nga një grup specialistësh të fushës së të drejtave të njeriut, drejtësisë e … Lexoni më shumë

Tiranë, 15 nëntor 2016

Workshop dhe debat

Të dhënat parakusht i vendimmarrjes efektive për fëmijët

Më dt. 15 Nëntor u zhvillua Workshopi i Rajonit të Tiranës me temë “Të dhënat parakusht i vendimmarrjes efektive për fëmijët”. Ky Workshop u realizua në  zbatim të projektit “Mbështetja e Observatorit në planifikimin e politikave në bazë të të dhënave për fëmijët me fokus ndërhyrjet në nivel vendor” i cili zbatohet në partnership me UNICEF dhe në vijim të 11 Workshop-eve të realizuara nga Observatori në 11 Rajonet e Shqipërisë në kuadrin e këtij projekti. Në Workshop morën pjesë përfaqësues nga: … Lexoni më shumë

Debat mbi zbatimin e Urdhrit Treministror “Për identifikimin dhe regjistrimin në shkollë të të gjithë fëmijëve të moshës së detyrimit shkollor”

__________________________________________

“Fëmijët nuk e braktisin shkollën kur janë 16 vjeç, por e neglizhojnë atë që në klasë të parë dhe më pas presim 10 vjet për ta zyrtarizuar këtë braktisje”

(Bob Keeshan)

_______________________________________________

(Rasti i S.G. i tejkalon ekstremet, dhimbjen dhe varfërinë. Familja e përbërë nga 11 anëtarë jeton në kushte të mjerueshme në Durrës. S.G. pohon se të gjithë fëmijët pa përjashtim … Lexoni më shumë

Nisma “Çdo fëmijë në Shkollë” po realizohet nën  vëmendjen e MAS, falë mbështetjes së UNICEF dhe po zbatohet nga Observatori për të Drejtat e Fëmijëve. Kjo nismë ka filluar në vitin 2013 dhe ndiqet nga Observatori për të Drejtat e Fëmijëve nga viti 2014 e në vazhdim, me synim identifikimin dhe rregjistrimin në shkollë të të gjithë fëmijëve në moshë të detyrimit shkollor si edhe parandalimin e braktisjes së shkollës nga ana e fëmijëve që janë në rrezik braktisjeje. Nisma synon ngritjen e mekanizmave të mjaftueshme që çdo fëmijë i moshës së detyrimit shkollor të ndjekë shkollën 9-vjeçare.

Në kuadër të zbatimit të nismës, përgjatë 13, 14, 27 dhe 28 maj 2016 u zhvilluan trajnime (2 … Lexoni më shumë