Raporti vjetor publik për vitin 2014

raportivjetor2014-coverRaporti vjetor publik për vitin 2014 i Observatorit për të drejtat e fëmijëve (PDF 827 KB).

VLERËSIME RRETH PUNËS SË OBSERVATORIT PËR TË DREJTAT E FËMIJËVE, GJATË KËTIJ VITI (2014)

Observatori mbledh dhe analizon të dhëna lokale dhe rajonale, për të ndihmuar vendimmarrjen të institucioneve të qeverisjes vendore, rajonale dhe kombëtare. Sipas mendimit tonë, Observatori ka kontribuar në mënyrë të konsiderueshme në krijimin e evidencave për të përmirësuar hartimin e
politikave ne favor te familjëve. Kjo është bërë e mundur në sajë të profesionalizmit dhe përkushtimit te stafit të saj, përfshirë edhe marrëdhënien e shkëlqyer që stafi Observatorit gëzon me homologët e qeverisë në nivel të regjioneve dhe rretheve – Z. Detlef Palm, Përfaqësuesi i UNICEF-it në Shqipëri (2009-2014) (Janar, 2014)

Unë kam njohur Observatorin për të Drejtat e Fëmijëve nga puna që ka realizuar në qarkun e Korçës që prej vitit 2009, si një aktor lokal i pavarur të shoqërisë civile, i cila ka arritur të konsolidojë bashkëpunimin me rrjetin e institucionet lokale ,koordinon iniciativat në mes të palëve të interesuara dhe identifikon nevojat dhe problemet në këtë fushë, ne bazë të të cilave lobon dhe avokon me të gjithë aktorët për plotësimin dhe garantimin ë të drejtave të fëmijëve në nevojë – Z. Niko Peleshi, Zëvendëskryeministër (Janar, 2014)

Unë besoj se Observatori për të Drejtat e Fëmijëve, me një eksperiencë prej 5 viteve në sektorin e shoqërisë civile, është një kandidat potencial i aftë për të përfaqësuar dhe trajtuar me profesionalizëm dhe koherencë çështjet e të drejtave të fëmijëve në vend – Znj Klajda Gjosha, Ministre e Integrimit Europian (Janar, 2014)