ME ZËRIN E TË MITURVE TË PRIVUAR NGA LIRIA

Fatkeqësisht, sot nëpër botë ka fëmijë të privuar nga liria, sepse ata janë në konflikt me ligjin dhe numri i tyre vlerësohet të jetë rreth një milion. Shqipëria, vendi i cili është në qendër të vëmendjes së këtij raporti, ka pjesën e vet të fëmijëve të privuar si pasojë e të qënit në kontakt me ligjin. Observatori për të Drejtat e Fëmijëve (Observatori) në partneritet me UNICEF dhe në bashkëpunim me Institucionin e Avokatin të Popullit, realizuan raportin “Drejtësia për të miturit”. Ky raport vë në qendër të vëmendjes fëmijët në konflikt me ligjin.

Raporti na informon se fëmijët e burgosur që kanë kryer një vepër penale, rezultuan kundërvajtës dhe shkelën ligjet. Ndërkohë në Shqipëri ka fëmijë të cilët vinin nga familje të varfra dhe janw gjithashtu në konflikt me ligjin dhe të burgosur.

Ne jemi të vetëdijshëm për faktin se kriza ekonomike dhe vështirësitë që po kalojnë familjet shqiptare mund të rezultojnë në vëmendje më të pakët për këtë kategori fëmijësh. Në raport ne paraqesim të dhëna që flasin me zërin e tyre dhe na paralajmërojnë se duhet bërë shumë më tepër për të përmirësuar situatën në sistemin penitenciar shqiptar dhe veçanërisht në përballjen me të miturit në konflikt me ligjin, ndërsa gjejmë mënyra për të adresuar shkaqet themelore për sjelljen e fëmijëve në konflikt me ligjin.

Nga realizimi i monitorimeve në institucionet e privimit të lirisë për të mitur, ka rezultuar se fëmijëve në konflikt me ligjin iu shkelet më shumë se një e drejtë dhe në mënyrë të përsëritur. Edhe pse flasim për rehabilitim të këtyre fëmijëve të stigmatizuar nga shoqëria, jemi shumë larg përmbushjes së standardeve minimale të trajtimit të tyre, në institucionet e privimit të lirisë dhe jo vetëm.

 

Për më shumë informacion rreth raportit ju lutem referojuni studimit të publikuar në linkun : http://observator.org.al/wpcontent/uploads/2017/03/Raport_monitorimi_jj_15March2017.pdf