Regjistrimi i nxënësve në klasën e parë

REGJISTRIMI I NXËNËSVE NË KLASËN E PARË

 

Regjistrimi i nxënësve në klasën e parë bëhet në përputhje me nenin 13 të Kreut IV, “Arsimi bazë”, të Dispozitave Normative për sistemin arsimor parauniversitar, 2013, të ndryshuara.

 

 

Procedurat e regjistrimit të nxënësve në klasën e parë

  1. Regjistrimi i nxënësve në klasën e parë të arsimit bazë për vitin e ri shkollor bëhet në dy javët e fundit të muajit qershor.
    1. Në gjashtë ditët e para kanë të drejtë të regjistrohen në klasën e parë të një shkolle publike vetëm nxënësit që i përkasin zonës së shkollës. Kur largësia e banesës së fëmijës nga dy shkolla publike është e diskutueshme, prindi zgjedh njërën nga dy shkollat.
    2. Në katër ditët pasuese kanë të drejtë të regjistrohen edhe nxënës që u përkasin shkollave të zonave të tjera. Regjistrime të veçanta pranohen deri ditët e para të fillimit të vitit shkollor në muajin shtator.
  2. Çdo institucion arsimor duhet të zbatojë listën emërore të fëmijëve të dërguar nga Ministria e Brendshme, në zbatim të Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR), Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MShMS) dhe Ministrisë së Brendshme (MB), me nr. 7522 prot., datë 12.07.2018 “Për identifikimin dhe regjistrimin në shkollë të të gjithë fëmijëve të moshës shkollore”.
  3. Regjistrimi i fëmijës në klasën e parë bëhet me këto dokumente:
  1. Vërtetimi i vaksinimeve nga qendra shëndetësore.
  2. Vërtetimi i ndjekjes së kopshtit sipas grupeve, i firmosur nga drejtuesi i kopshtit (nëse ka).
  1. Në raste të veçanta, kur prindi dëshiron të regjistrojë fëmijën në klasë e parë, por nuk disponon vërtetimin e vaksinimeve, drejtori i shkollës i kërkon prindit t’i drejtohet qendrës shëndetësore përkatëse dhe, pas marrjes së vërtetimit, e regjistron fëmijën.

 

 

Ju sjellim në vëmendje përfitimin e:

  • Transportit falas për nxënësit që ndjekin arsimin bazë ose kopshtin dhe që e kanë shtëpinë ku banojnë mbi 2 km larg nga shkolla (Pika 1.b e Vendimit 682, datë 29.7.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për përdorimin e fondeve publike për transportimin e punonjësve arsimorë që punojnë dhe të nxënësve që mësojnë jashtë vendbanimit”, të ndryshuar).
  • Teksteve shkollore në përdorim falas për nxënësit e klasave I-IV (Pika 1 e Udhëzimit të MASR-së 24, datë 19.7.2018 “Për dhënien në përdorim falas dhe kthimin e teksteve shkollore për nxënësit e klasave I–IV të arsimit bazë” dhe teksteve shkollore falas për fëmijët: viktima të trafikimit; të ndodhur në paraburgim/vuajtje dënimi; të shtruar në Shërbimin Onkologjik; e policëve të rënë në detyrë; romë dhe egjiptianë; me status jetimi; të pakicave kombëtare; përfitues në institucionet e përkujdesjes sociale rezidenciale publike.

(pika 6.9 e Vendimit nr. 707, të Këshillit të Ministrave, datë 26.8.2015 “Për botimin, shtypjen, shpërndarjen dhe shitjen e teksteve shkollore të sistemit të arsimit parauniversitar, të ndryshuar”).

 

 

Raport 2 “Aspektet ligjore, sociale dhe praktikën gjyqësore të martesave nën moshë në Shkodër, Kukës, Tropojë, Lezhë, Pukë, Fier dhe Kavajë për periudhën 2011 – 2017”:

Fletevolanti 12 maj 2018: Shkollat si kundërshtarë të vijës së parë të ekstremizmit të dhunshëm

OBSERVATORI PËR TË DREJTAT E FËMIJËVE DHE TË RINJVE

OBSERVATORI PËR TË DREJTAT E FËMIJËVE DHE TË RINJVE

Tashmë, Observatori për të drejtat e fëmijëve dhe të rinjve (Observatori) do të prezantohet  në shoqerinë  shqiptarë si një strukture e cila  do të monitorojë dhe të drejtat e të rinjve në Shqipëri. Misioni ynë është të garantojmë zbatimin e të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve në Shqipëri, nëpërmjet vëzhgimit, kërkimit dhe analizës; edukimit, rritjes së kapaciteteve dhe avokimit për një angazhim dhe bashkëpunim efektiv të institucioneve kombëtare dhe lokale.

Ne jemi të angazhuar të:

  • Ndihmojmë fëmijët dhe të rinjtë të aksesojnë të drejtat e tyre;
  • Përdorim dhe avokojmë metoda të bazuara në të dhëna për formulimin e politikave dhe programeve që në qendër të tyre kanë të drejtat e fëmijëve dhe të rinjve.
  • Përpunojmë dhe komunikojmë informacion të besueshëm që nxit avokimin, dhe zhvillimin e politikave dhe programeve të përqendruara tek fëmijët dhe të rinjtë.
  • Funksionojmë si një burim i besueshëm dhe bashkëpunues për palët e interesuara në mbarë vendin që punojnë për të drejtat e fëmijëve dhe të rinjve.
  • Bashkëpunojë me palët e interesuara në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar për të avancuar në të drejtat e fëmijëve dhe të rinjve në Shqipëri.
  • Monitorojë prioritetet dhe veprimet kombëtare për të drejtuar përgjigje të orientuara drejt rezultateve.
  • Sigurojmë një forum kombëtar për hulumtim, debat, edukim dhe shkëmbim njohurish ndërmjet atyre që punojnë për të drejtat e fëmijëve dhe të rinjve.
  • Identifikojmë dhe avokojmë për ndryshimet e nevojshme në politika dhe praktika si dhe t’i mundësojmë të tjerëve të bëjnë të njëjtën gjë.

 

Për më shumë informacin rreth angazhimeve tona , ju lutem referojuni linkut:

Web: http://observator.org.al/

Facebook:https://www.facebook.com/observator.org.al/?notif_id=1522101888309517&notif_t=page_fan&ref=notif

ME ZËRIN E TË MITURVE TË PRIVUAR NGA LIRIA

Fatkeqësisht, sot nëpër botë ka fëmijë të privuar nga liria, sepse ata janë në konflikt me ligjin dhe numri i tyre vlerësohet të jetë rreth një milion. Shqipëria, vendi i cili është në qendër të vëmendjes së këtij raporti, ka pjesën e vet të fëmijëve të privuar si pasojë e të qënit në kontakt me ligjin. Observatori për të Drejtat e Fëmijëve (Observatori) në partneritet me UNICEF dhe në bashkëpunim me Institucionin e Avokatin të Popullit, realizuan raportin “Drejtësia për të miturit”. Ky raport vë në qendër të vëmendjes fëmijët në konflikt me ligjin.

Raporti na informon se fëmijët e burgosur që kanë kryer një vepër penale, rezultuan kundërvajtës dhe shkelën ligjet. Ndërkohë në Shqipëri ka fëmijë të cilët vinin nga familje të varfra dhe janw gjithashtu në konflikt me ligjin dhe të burgosur.

Ne jemi të vetëdijshëm për faktin se kriza ekonomike dhe vështirësitë që po kalojnë familjet shqiptare mund të rezultojnë në vëmendje më të pakët për këtë kategori fëmijësh. Në raport ne paraqesim të dhëna që flasin me zërin e tyre dhe na paralajmërojnë se duhet bërë shumë më tepër për të përmirësuar situatën në sistemin penitenciar shqiptar dhe veçanërisht në përballjen me të miturit në konflikt me ligjin, ndërsa gjejmë mënyra për të adresuar shkaqet themelore për sjelljen e fëmijëve në konflikt me ligjin.

Nga realizimi i monitorimeve në institucionet e privimit të lirisë për të mitur, ka rezultuar se fëmijëve në konflikt me ligjin iu shkelet më shumë se një e drejtë dhe në mënyrë të përsëritur. Edhe pse flasim për rehabilitim të këtyre fëmijëve të stigmatizuar nga shoqëria, jemi shumë larg përmbushjes së standardeve minimale të trajtimit të tyre, në institucionet e privimit të lirisë dhe jo vetëm.

 

Për më shumë informacion rreth raportit ju lutem referojuni studimit të publikuar në linkun : http://observator.org.al/wpcontent/uploads/2017/03/Raport_monitorimi_jj_15March2017.pdf

Observatori për të Drejtat e Fëmijëve (Observatori) dhe Shkolla e Magjistraturës

Observatori për të Drejtat e Fëmijëve (Observatori) dhe Shkolla e Magjistraturës realizuan takimin prezantues të gjetjeve paraprake mbi analizën e aspekteve ligjore dhe praktikën gjyqësore të martesave nën moshë në 7 Gjykata në vend.
Me mbështetjen e Fondit Kanadez për Iniciativat Lokale (CFLI) dhe Qeverisë Australiane, është zbatuar nisma “Zbatimi i mekanizmave ligjore si një mjet për parandalimin e martesave nën moshë”. Nisma është zbatuar përmes monitorimit të vendimeve gjyqësore të Gjykatave të Rretheve Gjyqësore Shkodër, Kukës, Fier, Kavajë, Lezhë, Pukë dhe Tropojë për periudhën 2011 – 2017 dhe studimit të këtyre rasteve.