WeBER

NISMA WeBER

Qytetari thotë fjalën e tij për efiçencën e Administratës Publike në nivel vendor

 

Observatori për të Drejtat e Fëmijëve (Observatori) në kuadrin e Reformës në Administratën Publike (RAP) po zbaton nismën “WeBER” me temë “Monitorimi i efektivitetit të përformancës së administratës së qeverisjes vendore nëpërmjet vlerësimit të opinionit të qytetarit”. Kjo nismë po zbatohet në 2 bashki dhe përkatësisht në Bashkinë Tiranë dhe Bashkinë Cërrik. Zona pilot të nismës janë Njësitë administrative nr.5, 6, Dajt dhe Petrelë për Bashkinë Tiranë dhe Njësitë Administrative Cërrik dhe Gostimë të Bashkisë Cërrik. Kohëzgjata e nismës është 7 muaj, Qershor – Dhjetor 2017. Qëllimi kryesor i nismës është vlerësimi i mendimit të publikut (banorëve) në lidhje me transparencën e qeverisjes vendore, shërbimet që ofrohen, format më të mira të informimit publik dhe efektivitetin e administratës publike.

Kjo nismë financohet nga Bashkimi Evropian dhe bashkëfinancohet nga Mbretëria e Holandës nëpërmjet Instrumentit të Grantit të Vogël të projektit “WeBER – Mundësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor për Monitorimin e Reformës në Administratën Publike nga Shoqëria Civile”që zbatohet në Shqipëri nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM). Projekti do të zbatohet nëpërmjet realizimit të disa instrumentave  matës që do të shërbejnë për matjen e perceptimit të mendimit të komunitetit dhe stafit të administratës vendore si; pyetësorë dhe intervista. Takimet në komunitet dhe me stafin e administratës së njësive të qeverisjes vendore pilot gjatë të cilave do të prezantohet nisma dhe objektivat që synohen të arrihen janë gjithashtu pjesë e aktiviteteve të procesit të zbatimit të saj. Nxitja e dialogut publik do të arrihet përmes 2 takimeve ballafaqësuese me pjesmarrje të komunitetit dhe administratës vendore ku do të shpalosen rezultatet e shprehjes së mendimit të dy palëve dhe krahasimi i tyre përsa i përket perfomancës së administratës së bashkive Tiranë dhe Cërrik. Në përfundim të zbatimit të nismës do të prezantohen në një takim përmbyllës  rezultatet  e saj, gjetjet, rekomandimet dhe krahasimi i eksperiencave më të mira. Aktivitetet kryesore të nismës WeBER do te bëhen publike gjatë gjithë kohës së zbatimit të saj në faqen e web-it të Observatorit: www.observator.org.al dhe facebook: Observatori për të Drejtat e Fëmijëve/Observatory for Children’s Rights si dhe në media të tjera.

Për të gjithë që janë të interesuar të dinë më shumë për nismën që zbatohet nga Observatori  mund  të kontaktojnë në adresën e  emailit: info@observator.org.al si dhe personit të kontaktit: z.kondi@observator.org.al

#EU_WeBER

 

Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian dhe bashkëfinancohet nga Mbretëria e Holandës nëpërmjet Instrumentit të Grantit të Vogël të projektit “WeBER – Mundësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor për Monitorimin e Reformës në Administratën Publike nga Shoqëria Civile”që zbatohet në Shqipëri nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM).

Regjistrimi i nxënësve në klasën e parë

Regjistrimi i nxënësve në klasën e parë bëhet në përputhje me nenin 13 të Kreut IV “Arsimi bazë” i Dispozitave Normative për sistemin arsimor parauniversitar, 2013.

Procedurat e regjistrimit të nxënësve në klasën e parë

  1. Regjistrimi i nxënësve në klasën e parë të arsimit bazë për vitin e ri shkollor bëhet në dy javët e fundit të muajit qershor.
    1. Në gjashtë ditët e para kanë të drejtë të regjistrohen në klasën e parë të një shkolle publike vetëm nxënësit që i përkasin zonës së shkollës. Kur largësia e banesës së fëmijës nga dy shkolla publike është e diskutueshme, prindi zgjedh njërën nga dy shkollat.
    2. Në katër ditët pasuese kanë të drejtë të regjistrohen edhe nxënës që u përkasin shkollave të zonave të tjera. Regjistrime të veçanta pranohen deri ditët e para të fillimit të vitit shkollor në muajin Shtator.
  2. Çdo institucion arsimor duhet të zbatojë listën emërore të fëmijëve të dërguar nga Ministria e Punëve të Brendshme, në vijim të zbatimit të Urdhrit të përbashkët nr. 2, datë 05.01.2015 “Për miratimin e rregullores për zbatimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit, datë 02.08.2013 “Për identifikimin dhe regjistrimin në shkollë të të gjithë fëmijëve të moshës së detyrimit shkollor””.
  3. Regjistrimi i fëmijës në klasën e parë bëhet me këto dokumente:
    1. Certifikata e lindjes e fëmijës.
    2. Vërtetimi i vaksinimeve nga qendra shëndetësore.
    3. Raporti nga okulisti.
    4. Adresa e fëmijës.
    5. Vërtetimi i ndjekjes së kopshtit sipas grupeve, i firmosur nga drejtori i kopshtit (nëse ka).
  4. Në raste të veçanta, kur prindi dëshiron të regjistrojë fëmijën në klasë e parë, por:
    1. nuk disponon certifikatën e lindjes, drejtori i shkollës lejon që fëmija të ndjekë shkollën, sipas moshës së pretenduar nga prindi dhe i cakton prindit, sipas rrethanave, një afat për paraqitjen e certifikatës;
    2. nuk disponon vërtetimin e vaksinimeve, drejtori i shkollës i kërkon prindit t’i drejtohet qendrës shëndetësore përkatëse dhe, pas marrjes së vërtetimit, e regjistron fëmijën.

Ju sjellim në vëmendje përfitimin e:

  • Transport falas për nxënësit që ndjekin arsimin bazë ose kopshtin dhe që jetojnë në distancë mbi 2 km larg nga shkolla (Pika 1.b, Vendimit “Për përdorimin e fondeve publike për transportimin e punonjësve arsimorë që punojnë dhe të nxënësve që mësojnë jashtë vendbanimit”).
  • Tekste falas për fëmijët: viktimave të trafikimit, të ndodhur në paraburgim/vuajtje dënimi, të shtruar në Shërbimin Onkologjik, të policëve të rënë në detyrë, Rom dhe egjiptianë dhe përfitues në institucionet e përkujdesjes sociale rezidenciale publike.

(pika 6.9 e Vendimit nr. 707, datë 26.8.2015 “Për botimin, shtypjen, shpërndarjen dhe shitjen e teksteve shkollore të sistemit të arsimit parauniversitar”, të ndryshuar”)

Në pritje të 1 Qershorit 2017…. #UneMbrojfemijet#InvestojmePerFemijet

Në pritje të 1 Qershorit 2017…. #UneMbrojfemijet#InvestojmePerFemijet
Çmimi “Punonjësi i vitit për mbrojtjen e fëmijëve” dhe
“Organizata e vitit për Mbrojtjen e fëmijëve”

Ky çmim ka si qëllim të vlerësojë kontributin e jashtëzakonshëm që individë apo organizata japin për fëmijët, në mënyrë që ata të jetojnë të mbrojtur nga cdo formë e dhunës – duke promovuar shëmbuj pozitivë dhe frymëzues.

Çmimi do të jepet çdo vit më 1 Qershor, duke shënuar kështu fillimin e një tradite vjetore.

Kriteret për Çmimin “PROFESIONISTI i VITIT PËR MBROJTJEN E FËMIJËS”

1. Të jetë punonjës i njësisë së mbrojtjes së fëmijëve dhe të ketë me shumë se 5 vite eksperience pune.
2. Të ketë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna, abuzimi, neglizhimi apo shfrytezimi duke sjellë ndryshime në jetën e femijëve dhe familjeve.
3. Të ketë menaxhuar një numër të konsiderueshëm rastesh, duke zbatuar në mënyrë cilësore procedurat e menaxhimit të rastit.
4. Të jetë aktiv dhe të ketë bashkëpunuar me aktorë të sektorëve të ndryshëm publik, privat, donatorë, OJF dhe komunitetin për ndërgjegjësimin e publikut përsa i përket çështjeve të mbrojtje së fëmijëve.

Kriteret për Çmimin “OJF E VITIT PËR MBROJTJEN E FËMIJËVE” (organizatë jo-fitimprurëse)
1. Të jetë OJF e regjistruar në Republikën e Shqipërisë prej më shumë se 5 vitesh.
2. Të ketë në fokus të punës të drejtat e fëmijëve dhe të jetë shquar në punën për mbrojtje të fëmijëve nga abuzimi, shfrytëzimi, dhuna, apo neglizhimi.
3. Të ketë ofruar mbështetje për komunitetin dhe të ketë kontribuar në ngritjen e kapaciteteve të institucioneve publike dhe/ose ofruesve të shërbimeve për fëmijë.

Çmimi do të jetë pjesëmarrje në një trajnim në nivel ndërkombëtar i ofruar nga Childhub.org .
Kandidaturat mund të propozohen në adresën elona.halilosmani@femijet.gov.al deri në datën 25 maj 2017. Propozimi duhet të përmbajë një argumentim të shkurtër (max 150 fjalë) mbi kandidaturën e propozuar. Kandidaturat do të vlerësohen dhe përzgjidhen nga Komisioni i Vlerësimit pranë MMSR.

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë
Olta Xhacka
UNICEF Albania
Observatori për të Drejtat e Fëmijëve / Observatory for Children’s Rights
Terre des hommes Albania

Tryezë diskutimi, Drejtësi për të miturit

Tiranë, 16 Dhjetor 2016

Tryezë diskutimi mbi raportin “Me zërin e të miturve të privuar nga liria”

Avokati i Popullit, në bashkëpunim me Observatorin për të Drejtat e Fëmijëve dhe UNICEF lancuan raportin “Me zërin e të miturve të privuar nga liria – Vlerësimi i kushteve dhe trajtimit në institucionet e ndalimit, paraburgimit dhe burgimit”.

Ky raport përfshin gjetjet dhe rekomandimet e monitorimeve të kryera përgjatë periudhës Gusht – Dhjetor 2016 në Komisariatet e Policisë së Tiranës, Institutit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale për të Mitur (IEVP) në Kavajë dhe në Shën Kollë (Lezhë).

Ky raport është përgatitur nga një grup specialistësh të fushës së të drejtave të njeriut, drejtësisë e sociologjisë dhe njohës të standarteve ndërkombëtare, përsa i përket drejtësisë për të miturit. Këta ekspertë, të cilët hartuan metodologjinë dhe pyetësorët, ndoqën punën në terren për realizimin e monitorimit, analizuan të dhënat dhe përgatitën raportin.

Disa prej gjetjeve dhe rekomandimeve

21 të mitur u intervistuan për qëllimet e këtij vlerësimi. Gjashtëmbëdhjetë prej tyre i përkisnin grupmoshës 16 – 18 vjeç dhe pesë prej tyre grupmoshës 14-16.

  1. Vetëm shtatë fëmijë kishin përfunduar arsimin e detyruar, ç’ka përfaqëson vetëm një të tretën e popullsisë së kampionit. Ekziston një lidhje e fortë shkakësore midis mosndjekjes së shkollës dhe konfliktit me ligjin në mesin e popullatës të mitur në Shqipëri.
  2. Në shumicën e rasteve të fëmijëve të intervistuar, në ambientin familjar ishin të pranishëm të dy prindërit dhe ata ishin siguruesit e të ardhurave. Niveli i lartë i varfërisë ndërthurur me mungesën e mundësive të prindërve për të qënë më të përfshirë në rritjen e fëmijëve, ishin faktorë që dolën në pah gjatë intervistës si shkaqe për sjelljen delinkuente.
  3. Institucioni i Kavajës duket të jetë i pajisur me një numër të madh personeli; raporti staf – të mitur në burgim ishte dy me një, gjatë kohës së vizitës.
  4. Stafi i IEVP Lezhës është i nënpërfaqësuar në këtë institucion dhe nuk mund t’i përgjigjej me efektivitet nevojave të personave që kryejnë dënimin, ku janë rreth 700 individë.
  5. Pesëmbëdhjetë prej të intervistuarve deklaruan se ishin informuar për të drejtat e tyre në momentin e arrestimit.
  6. Me përjashtim të një rasti, të intervistuarve u ishte dhënë edhe informacion dhe kontroll mjekësor.
  7. Të intervistuarit nuk ishin në gjendje të kuptonin dhe të diskutonin në lidhje me kujdesin e veçantë psikologjik për të miturit në këtë Institucion.
  8. Ka mungesë të periodizimit të ekzaminimit mjekësor të popullatës së të miturve të burgosur.
  9. Rreth gjysma e të të intervistuarve qëndronin në ambiente të përbashkëta.
  10. Në institucionet e IEVP të monitoruara, ka dyshekë dhe tesha shtrati, por nuk sigurohen veshje të përshtatshme për të dënuarit. Në institucionin e Kavajës veshjet dhurohen nga shoqëria civile dhe organizatat e ndihmës.
  11. Gjysma e të të intervistuarve u përgjigjën pozitivisht në lidhje me mundësinë e ndjekjes së arsimit brenda institucionit të siguruar nga IEVP; ndërkohë vihej re se mungonte stafi i kualifikuar mësimor për të zbatuar kurset e arsimit të detyrueshëm dhe formimit profesional.
  12. 9 fëmijë pohuan se ishin lënduar, nga të cilët 4 në komisariatin e policisë.
  13. U raportua abuzim, i cili në një rast edhe ishte raportuar.
  14. Keqtrajtimi ishte i dukshëm gjatë vizitave monitoruese në ambientin e Shën Kollit.
  15. Stafi i institucionit të IEVP Kavajës ishte trajnuar nga UNICEF Shqipëri dhe Save the Children për marredhëniet me fëmijët.
  16. Nuk kishte raportime të dënimeve mizore, çnjerëzor ose poshtërues.
  17. Gjashtëmbëdhjetë prej të të intervistuarve pohuan se kishin marrëdhënie të mira me të tjerët.
  18. Të intervistuarit kishin gjithashtu vizita të rregullta me familjen (javore ose mujore). Ata kishin po ashtu qasje tek informacionet përmes telefonit (20) dhe televizorit (14).
  19. Shërbimet ligjore nuk ofrohen falas nga institucioni i burgosjes.

Informacion në lidhje me përmbytjet që ndodhën gjatë Janarit 2016

11 Janar 2016

Nga fillimet e vitit 2016, Shqipëria ka kaluar një situatë të përmbytjeve e cila zgjati pothuajse 1 javë. I gjithë vendi dhe gjithë krahinat ishin të përfshirë në një situatë të përmbytjeve që prekën familjet, bujqësinë dhe blegtorinë. Kohët e fundit Shqipëria ka kaluar situatën e përmbytjeve shumë shpesh, dhe kjo është hera e tretë që nga 2015, duke përmendur këtu përmbytjet të cilat kanë ndodhur në shkurt dhe në tetor 2015, dhe Observatori ka nxjerrë të dhëna  rreth situatës, të cilat ju mund të gjeni në vijim në Link: http: http://observator.org.al/the-situation-in-the-flooded-areas-in-vlora-fier-berat-and-korca-and-the-need-for-intervention/ .

Observatori për të Drejtat e Fëmijëve, me stafin e tij në 12 rajone të vendit ka  mbledhura informacion në lidhje për situatën e përmbytjeve dhe gjendja është :

Rajoni Berat: Në Berat situata është nën kontroll. Flukset e lumit Devoll në komunën Ura Vajgurore janë duke u monitoruar. Prania e ujit është vërejtur në të dy anët e lumit Devoll që mbulojnë një sipërfaqe prej 15 hektarë tokë.

Rajoni Diber: Bazuar në informacionin e Shtabit të Emergjencës së Prefekturës Dibër, situata në Mat dhe Bulqizë është nën kontroll, por në rrethin Dibër (njësi administrative e Melanit) një nga shkollat ​​u mbyll për shkak të disa dëmtimeve që kanë ndodhur në rrugën që lidh shkolla me fshatin për shkak të ujit që rrjedh jashtë nga rrjedhat e lumit. Mësuesit nuk mund të kalojnë rrugën kështu që  mësimi është pezulluar. Në Muhurr, fshati Vajmedhej mësimi nuk është zhvilluar në shkollë, për shkak të dëmeve në çatinë e ndërtesës për shkak të reshjeve, por është zhvilluar në disa ndërtesë private. Ndërhyrja e forcave të ushtrisë në argjinaturën e  lumit Drin, shpëtoi 200 familje nga përmbytjet në fshatin Gjoricë. Në përgjithësi situata është nën kontroll. Nuk ka asnjë familje të evakuuar apo të prekur nga përmbytjet, dhe mësim në shkolla ka qenë i vazhdueshëm.

Qarku i Durrësit: Bazuar në informacionin e Shtabit të Emergjencës së Prefekturës Durrës disa familje të dëmtuara janë strehuar në (Kavalishence)vendpushimet e Ministrisë së Brendshme. Institucionet qendrore dhe vendore shtetërore kanë shpërndarë rreth 2000 pako ushqime dhe veshmbathje për familjet, nga të cilat 600 paketa janë shpërndarë nga Bashkinë e Durrësit. Në mbledhjen e Shtabit të Emergjencës u theksua nevoja për të marrë masa të menjëhershme për të stabilizuar situatën e rrugëve të përmbytura dhe shtëpive të dëmtuara, dhe për të kontrolluar situatën me anë të procesverbaleve. Stafi urgjencës ka theksuar edhe nevojën për investime për të forcuar  argjinaturën e lumit Erzen. Në Komunën e Shijakut 50 familje u evakuuan dhe në Sukth janë evakuar 30 familje.

Qarku Fier: Sipas Shtabit të Emergjencave, në rajonin e Mallakastrës, Lumi Seman ka rrjedhur nga shtrati i lumit të saj, por situata është nën kontroll dhe se ata janë duke vëzhguar situatën e Bashkisë Fier. Disa nga oborret e shtëpive në Levan kanë pasur pak ujë, por nuk ka dëme në shtëpitë apo familjet e prekura. Shtabi i Emergjencës Fier në bashkëpunim me Policinë ka evakuuar 30 familje dhe kanë njoftuar familjet e tjera të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak se situata e cila ishte e rrezikshme për shkak të niveleve të larta të ujit të lumit Shkumbin, në afërsi të fshatit Çermë-Sektor.

Qarku Elbasan: Rruga nga Gramshi në Elbasan nuk ishte e kalueshme, sepse ura ishte dëmtuar. Strukturat vendore janë duke punuar për të bërë urën brenda një periudhe të shkurtër kohe. Në fshatin Miza situata është duke u mbajtur nën kontroll, edhe pse niveli i ujit ka arritur nivelin më të lartë dhe është marrë me pompa motorike.

Rajoni Lezhë: Në Fushë Kuqes, në Bashkinë Lac disa toka bujqësore janë mbuluar nga uji por gjendja është nën kontroll dhe nuk ka dëme në materiale. Rruga Pllanë-Zejmen-Lezhe është e vështirë për t’u kaluar nga automjete, për shkak të rrëshqitjes së tokës.

Rajoni Shkodër: Në  Komunën e  Vaut të Dejës 20 familje në fshatin Fan dhe 50 familje në Bashkinë Shkodër rrezikonin nga përmbytjet, por nga  ndërhyrjet gjendja është mbajtur nën kontroll. Në Hajmel 500 hektarë tokë u përmbytën, dhe një urë në Vig Mnelle u shkatërrua .Rruga Qafë Thore-Boge-Theth nuk është e kalueshme dhe rrugën Puke – Iballë është e kalueshme vetëm në një mënyrë.

Rajoni Tiranë: Zona Don Bosko është një nga zonat më të prekura nga përmbytjet në Tiranë. Uji ka bllokuar rrugët për shkak të bllokimit të kanaleve kulluese. Rruga nuk është e kalueshme dhe njerëzit nuk ishin në gjendje të kalojë nga njëra anë e rrugës në tjetrën. Stafi urgjencës në Tiranë thekson se ata kanë evakuuar 60 familje rome të zonës Bregu Lumit, të cilët ishin strehuar në mjedisin e shkollës Misto Mame. Niveli i lumit të Lanës ka arritur maksimumin dhe rreziqet e saj të dalin në zonën pranë pallatit me shigjeta. Në rrugë Mentor Xhemali për shkak të shirave të dendur rrezikonin që  uji ti hynte mbrena në  shtëpitë. Në Berzhita 4 familje janë evakuuar nga Shtabi i Emergjencave për shkak të rrezikut të rrëshqitjes së dheut. Në komunën e Rrogozhinës, lumi Shkumbin ka përmbytur zonën dhe stafi i Emergjencës po ndërmerr veprime për  të evakuohen disa familje.

Krahasimi i numrit të familjeve të evakuara nga përmbytjet Shkurt 2015 vs tetor 2015 vs janar 2016

 

Workshop dhe Debate Çdo fëmijë në shkollë

Tiranë, 27 janar 2016

Workshop dhe Debate

Çdo fëmijë në shkollë- Faza II

Observatori për të Drejtat e Fëmijëve, Ministria e Arsimit dhe Sportit në partneritet me UNICEF- Shqipëri kanë realizuar Workshopin në kuadër të zbatimit të nismës “Çdo fëmijë në shkollë”.

Nisma “Çdo fëmijë në Shkollë” po realizohet nën vëmendjen e MAS, në partneritet me UNICEF dhe po zbatohet nga Observatori për të Drejtat e Fëmijëve. Kjo nismë ka filluar në vitin 2013 dhe ndiqet nga Observatori për të Drejtat e Fëmijëve nga viti 2014 e në vazhdim, me synim identifikimin dhe rregjistrimin në shkollë të të gjithë fëmijëve në moshë të detyrimit shkollor si edhe parandalimin e braktisjes së shkollës nga ana e fëmijëve që janë në rrezik braktisjeje. Nisma synon ngritjen e mekanizmave të mjaftueshme që çdo fëmijë i moshës së detyrimit shkollor të ndjekë shkollën 9-vjeçare.


Ky Workshop ka mbledhur bashkë drejtues dhe përfaqësues të Drejtorive Arsimore Rajonale dhe Zyrave Arsimore, specialistë të MAS, si dhe ekspertë për mbledhjen e të dhenave për rregjistrimin dhe mbajtjen e evidencave për rregjistrimin e fëmijëve në shkollë në të gjithë Shqipërinë.

workshop-cdo_femije_ne_shkolle

Plani i veprimit për fëmijë 2012-2015

Fillimi i vitit shkollor 2015-2016

Observatori Lezhe – Veprimtari

31 Janar 2012, – Ceremonia e hapjes se zyres se „Observatorit per te Drejtat e Femijeve“. Aleanca per Femijet ne Shqiperi me mbeshtetjen e UNICEF-it zhvilluan aktivitetin e hapjes dhe lançimit te Zyres se Observatorit te Drejtave te Femijeve ne Qarkun Lezhe.

Aktiviteti u zhvillua ne ambientet e salles se biblotekes se qytetit “At Gjergj Fishta“dhe qene te pranishem 54 persona. Ne kete aktivitet moren pjese nje sere personalitete te rendesishme te jetes politike, shoqerore e kulturore te qarkut te Lezhes .Ishin te pranishem Kryetari i Keshillit te Qarkut Pashk Gjoni, Prefekti i Qarkut Pal Dajçi, Drejtoresha e DAR Shpresa Hoxhaj.Drejtori i DRSSSH Gjergj Lulaj, Kryetaret e shume bashkive dhe komunave te qarkut ku mund te permendim Milot, Fushe Kuqe, Shenkoll, Zejmen , Balldre, Rubik, Kolsh, Kallmet. Ndersa njesite e tjera vendore pothuase te gjitha kishim perfaqesuer kryesisht nenkryetaret e bashkive ose komunave. Ne takim kishte perfaqesues edhe te Drejtorise se Pergjithshme te Policise, nga DSHP, drejtues te gjimnazit“Hydajet Lezha“, te shkolles se Bashkuar Balldre “Karl Gega“, shkolles 9-vjecare “Nene Tereza“. Ishin te pranishem gjithashtu edhe prefaqesues te “Qeverise se nxenesve“ te shkollave te ndryshme si dhe perfaqesues te organizatave te tjera si Worl Vision.

Ne takim u vleresua hapja e Observatorit te Drejtave te Femijeve dhe u shprehen se ishin te gatshem vazhdonin te bashkepunonin dhe te mbeshtesin zyren me te gjitha menyrat e mundeshme kur ajo te kete nevoje .

Te pranishmit falenderuan Aleancen per Femije ne Shqiperi per kete zyre qe tashme do jete nje dere e hapur per te gjithe personat apo institucionet qe kerkojne bashkepunim dhe mbeshtetje te dy-anshme.