“Të drejtat e fëmijëve në Shqipëri, 2009”

Observatori Korçë – 20 nëntor 2011

Në kuadër të 20 Nëntorit, Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve, Observatori Korçë në bashkëpunim me zyrën ACA në këtë qark, organizuan veprimtarinë ‘’së bashku për fëmijët”. Bashkë organizatorë të kësaj veprimtarie ishin dhe Qarku Korçë, Bashkia Korçë, etj. Veprimtaria konsistoi në një koncert të zhvilluar nga vetë fëmijët e shkollës artistike me mesazh “ të gjithë së bashku në garantimin e të drejtave të fëmijëve”.
Në përfundim të kësaj veprimtarie, fëmijët u shprehen entuziast dhe organizatorët gjithashtu, duke shprehur interesin për të organizuar dhe veprimtari të tjera në të ardhmen.

Observatori Korçë – 16 Nëntor 2011

Zyra e Observatorit për të Drejtat e Fëmijëve – Korçë ka organizuar tryeza të rrumbullakta me aktorët lokalë për t’i njohur ata me Draft- Planin e Veprimit 2011-2015 të Strategjisë Kombëtare për Fëmijë të hartuar nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Gjithashtu Observatori ka marrë opinionet e aktorëve në lidhje me këtë draft. Disa nga institucionet lokale që morrën pjesë në diskutimet rreth Planit të Veprimit ishin: përfaqësues nga Qarku, Bashkia, Arsimi dhe OJF-të. Institucionet shprehën mendimet e tyre për përmirësimin e disa pikave në Draft- Planin e Veprimit:

  • Duhet të hapet Njësia e Mbrojtjes së të Drejtave të Fëmijëve
  • Nuk ka institucione rehabilitimi për djem (që të funksionojnë të gjitha pikat e renditura në draft).
  • Qeveritë e nxënësve kanë nevojë për trajnime (më tepër për komunat)
  • Inspektoriati i punës duhet të ketë kompetenca për të ndërhyrë edhe në subjektet informale me qëllim parandalimin e punës së fëmijëve.
  • Nuk ka dhoma të veçanta për shoqërimin e fëmijëve në paraburgim.
  • Gjykata duhet të ketë salla të vogla për gjykimin e të miturve.
  • Institucionet vendore duhet të jenë funksionale me buxhete përkatëse, përmendim këtu buxheti për fëmijë
  • Duhet të ketë psikologë në kopshte dhe punonjës socialë në shkolla.