RAPORT: VLERËSIMI QYTETAR PËR ADMINISTRATËN PUBLIKE TË QEVERISJES VENDORE

Nisma “Monitorimi i efektivitetit të administratës publike në nivel vendor nëpërmjet vlerësimit të mendimit qytetar “ u realizua nga Observatori me bashkëpunimin e administratës së bashkive Tiranë dhe Cërrik, NjA-t pilot dhe ajo që është më e rëndësishme me pjesëmarrjen e komunitetit të këtyre njësive. Qëllimi i projektit ishte vlerësimi i mendimit të publikut (banorëve) në lidhje me transparencën e qeverisjes vendore, shërbimet që ofrohen , format më të mira të informimit publik dhe efektivitetin e administratës publike .Raporti paraqet ecurinë e procesit të vlerësimit të mendimit qytetar mbi efektivitetin e administrates publike në nivel vendor e parë në kuadër të zbatimit të disa parimeve të RAP. Projekti u zbatua gjatë periudhës kohore Qershor – Dhjetor 2017 dhe zonat e shtrirjes së tij gjeografike janë 2 bashkitë Tiranë dhe Cërrik.

Gjetjet kryesore në bashkinë Tiranë dhe Cerrik

Në mënyrë të përmbledhur gjetjet më kryesore për të dy bashkitë janë si më poshtë:

Ø  Nga përpunimi i pyetësorëve pjesëmarrja e target grupeve të anketuara në të dy bashkitë në procesin e konsultimit publik të projekt-akteve lokale rezultoi për qytetarët në kufijt nga 23 – 33%, për biznesin nga 18-30% dhe për OJF-të nga 27 –100%. Pjesëmarrja më e ulët u vu re nga biznesi i anketuar që ushtron aktivitet në Bashkinë Tiranë me 18% dhe pjesëmarrja më e lartë rezultoi në Bashkinë Cërrik nga OJF-të me 100%.

Ø  Nga takimet në komunitet rezultoi se një nga arsyet e shkallës së ulët të pjesëmarrjes është interesi dhe ndërgjegjësimi i ulët i qytetarëve për rolin e tyre në vendimmarrje.

Ø  46.3% e stafit të intervistuar të administratës së Bashkisë Tiranë dhe 55% e administratës së intervistuar të Bashkisë Cërrik e kanë vlerësuar pjesëmarrjen qytetare në procesin e konsultimit publik të projekt-akteve lokale të nivelit të mjaftueshëm.

Ø  Format e njoftimit më të përdorshme gjatë procesit të konsultimit publik janë vlerësuar njoftimet në mjediset e bashkisë dhe NjA-ve nga 12.4% qytetarëve të anketuar në Bashkinë Tiranë ndërsa në Bashkinë Cërrik 20% e të anketuarëve kanë vlerësuar si më të përdorshme faqen zyrtare të bashkisë (facebook-un).

Ø  Nga takimet në komunitet qytetarët në përgjithësi mospjesëmarrjen në konsultimin publik e justifikuan me faktin se nuk janë lajmëruar nga administrata publike e qeverisjes vendore.

Ø  Vlerësimi me pikë (1-5) nga vet target grupet e anketuara i treguesve në bllok të përfshirjes së qytetarit në procesin e hartimit të politikave dhe projekt-akteve lokale (pjesëmarrja, marrja parasysh e rekomandimeve nga qeverisja vendore dhe ofrimi i informacionit për projekt-aktet gjatë procesit të konsultimit publik55 rezultoi më i lartë nga të anketuarit në NjA-t pilot të zonave rurale krahasuar me ato urbane.

Ø  Nga konsultimi i faqeve zyrtare në Bashkinë Tiranë format proaktive të informimit publik rezultojnë më të shumta se sa në Bashkinë Cërrik e cila nuk ka ende një faqe zyrtare web-i. Pavarësisht kësaj qytetarët e anketuar njohin e përdorin më shumë si burime efektive të ofrimit të informacionit56 zyrat dhe më pak faqet zyrtare të bashkive e NjA-ve. Pra informimi proaktiv është më pak i njohur dhe i përdorshëm sidomos nga grupet në nevojë që preferojnë formën tradicionale për shkak të nivelit arsimor, mundësive të kufizuara ekonomike dhe mungesës së aftësive të nevojshme

Ø  Në lidhje me trajtimin e kërkesave për informacion qytetarët gjatë takimeve në komunitet vlerësuan më shumë administratën e NjA-ve përsa i përket respektimit të afateve dhe më pak administratën qëndrore të dy bashkive pilot. Edhe nga anketimet rezultoi mosrespektimi i afateve të përgjigjeve nga administrata si dhe rastet e refuzimit dhe moskthimit të përgjigjeve ilustruar në grafikët nr.4 dhe 5.

Ø  Treguesit e informimit publik të vlerësuar në bllok sipas sistemit me pikë (1-5) janë vlerësuar nga të anketuarit e NjA-ve rurale pilot me më shumë pikë se të anketuarit e NjA-ve urbane ilustruar kjo në tabelën nr.2 të vlerësimit.

Ø  Në lidhje me transparencën, Bashkia Cërrik nuk e ka bërë publike ende këtë program. Në Bashkinë Tiranë megjithëse ka një faqe web-i të strukturuar mirë dhe që ofron mjaft informacion, në të cilin bën pjesë edhe programi i transparencës, vetëm 32% e të anketuarëve kanë pohuar se janë në dijeni të këtij programi. Kjo vërteton edhe njëherë aksesin e ulët të qytetarëve të anketuar në informacionin që ofrohet në mënyrë proaktive nga bashkia ndër të cilat është edhe programi i transparencës. Në vijim të zbatimit të transparencës, në mjediset NjA-ve pilot të dy bashkive gjatë zbatimit të projektit nuk u vu re afishimi i vendimeve të marra nga qeverisja vendore.

Ø  Në lidhje me shërbimet publike e administrative që janë marrë në analizë të anketuarit në të dy bashkitë pilot, kanë vlerësuar me më shumë pikë kënaqësinë për shërbimin e gjendjes civile (3.2 – 4 pikë)57gjë e cila u shpreh edhe nga pjesëmarrësit gjatë takimeve në komunitet. Në këto takime pjesëmarrësit vlerësuan gjithashtu më të mira shërbimet e ofruara nga administratat e NjA-ve se sa administratat qëndore të bashkive pilot.

Ø  Nga takimet me qytetarët por edhe nga intervistat me administratën rezultoi se shërbimi i çerdheve publike mungon në Bashkinë Cërrik ndërsa në Bashkinë Tiranë mungon në NJA-t rurale pilot dhe nuk plotëson nevojat në NjA-t urbane. Për shkak të numrit të kufizuar dhe kapacitetit të vogël në krahasim me nevojat ka pasur probleme gjatë sezonit të regjistrimit të fëmijëve.

Ø  Shërbimi i kopshteve publike lë mjaft për të dëshiruar në NjA-t rurale të të dy bashkive pilot përsa i përket shtrirjes gjeografike, gjendjes së ndërtesave, kushteve, pajisjeve por herë pas here procedura e regjistrimit të fëmijëve është shoqëruar me probleme sidomos në zonën qytetare për shkak të kapacitetit të pamjaftueshëm të tyre në krahasim me nevojat.

Ø  Procedura e aplikimit për përfitimin e Ndihmës Ekonomike, sipas mendimit qytetar të shprehur në takimet në komunitet por edhe nga një pjesë e stafit të administratës, megjithë krijimin e rregjistrit elektronik nuk është shkurtuar si kohë në mënyrë të dukshme. shprehën ankesa përsa i përket procedurave të gjata administrative, dokumentacionit të shumtë, shoqëruar shpesh me shpenzime, bllokimit të marrjes së lejeve për një periudhë kohore relativisht të gjatë (rasti i NjA. Petrelë) dhe pamundësisë së marrjes së shërbimit nga NjA-t duke qenë te detyruar shpesh t’i drejtohen zyrave të bashkisë qendrore. Ofrimi i shërbimit online të lejeve në përgjithësi nuk njihej nga qytetarët dhe biznesi i anketuar.

Ø  Ndër kanalet e ofrimit të shërbimeve nga administrata e qeverisjes vendore përqindja më e lartë e të anketuarëve sipas grupeve (qytetar, biznes dhe OJF) në Bashkinë Cërrik kanë pohuar se kanë përdorur kërkesën për marrjen e shërbimit. Në Bashkinë Tiranë përqindja më e lartë e qytetarëve të anketuar kanë pohuar se kanë përdorur kërkesën kurse biznesi dhe OJF-të e anketuara në përqindjen e tyre më të lartë kanë pohuar se kanë përdorur faqen zyrtare të bashkisë.

Ø  Për mekanizmat e sigurimit të cilësisë së shërbimeve të përdorura nga administrata e qeverisjes vendore si dhe sigurimin e qasjes në shërbime të anketuarit e NjA-ve rurale pilot kanë dhënë sërish vlerësim59 me më shumë pikë, me ndonjë përjashtim (psh biznesi i anketuar), se sa të anketuarit e NjA-ve urbane.

Per me shume informacion mbi raportin ju lutem klikoni ne linkun: http://observator.org.al/wp-content/uploads/2018/01/VLER%C3%8BSIMI-QYTETAR-PER-ADMINISTRATEN-PUBLIKE-TE-QEVERISJES-VENDORE-WeBER.pdf